Hoti kërkon mbështetjen e qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Prishtinë, 24 janar 2018 – Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta mbështesin opozitën për ta rrëzuar Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Në një postim në Facebook, Hoti ka treguar se shumë qytetarë që i kanë shkruar kanë shprehur shqetësimin për mënyrën se si po qeveriset Kosova.

Ai ka thënë se qytetarët janë të brengosur për rrezikun e izolimit të vendit.

Postimi i plotë i Hotit:

Kam pranuar shume mesazhe nga qytetare anembane Kosoves se jane te shqetesuar me menyren si po qeveriset vendi, me rrezikun qe mund te izolohemi nga miqte tane, me zhvatjen e taksave te tyre nga qeveria ne forma te ndryshme dhe plot shqetesime te tjera.

Ju garantoj se do te jemi zeri i juaj.

POR, NA DUHET MBESHTETJA E TE GJITHE JUVE PER TE BERE NDRYSHIMIN.

SE SHPEJTI DO JU KERKOJME KETE MBESHTETJE!

(r.m.)

Comment

*