Hoti kërkon përsëri ndihmën e qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Prishtinë. 26 janar 2018 – Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, përsëri ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Këtë herë, ai e ka bërë këtë pas rrëzimit të micionit të grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, për shkak se e ka shkelur ligjin, duke shtënë me armë në një festë private të zëvendës-kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj.

Hoti ka thënë se deputetët e koalicionit qeverisës, përmes mbështetjes së zëvendëskryeministrit Gashi, ua kanë përcjellë të rinjëve mesazhin më të keq.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Deputetet e koalicionit e mbeshteten gjuajtjen me arme te zv.kryeministrit me logjiken qe ‘nuk eshte bere nami’. Ky eshte mesazhi me i keq qe ju japim te rinjve.

Sot nje deputet permendi arrestimin e qytetareve per gjuajtje me arme. Nderkaq, ne rastin e ketij zyrtari, ligji nuk po vlen.

MENYRA PER RREZIMIN E KESAJ QEVERIE PO BEHET E QARTE. PROCEDURAT PARLAMENTARE NUK KANE VEND KETU.

LDK-se I DUHET MBESHTETJE QYTETARE, SI NJE KOHE!

(r.m.)

Comment

*