Hoti: Kjo qeveri duhet të bjerë

Prishtinë, 17 prill 2017 – Enver Hoti, deputet i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se kjo qeveri duhet të bjerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Hoti ka thënë se paritë që qeverisin tani “duhet të shkojnë në pushim” dhe se opozita aktuale do ta qeverisë vendin.

Ai është i sigurteë se mocioni për rrëzim të Qeverisë do të futet në Kuvend brenda këtij muaji.

“Nisma për Kosovën” ka nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mustafa. Ky mocion përveç përkrahjes së opozitës ka marrë një përkrahje edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Mocioni do ta marrë përkrahjen e duhur nga deputetët në mënyrë që të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka thënë deputeti i partisë “Nisma për Kosovën”, Enver Hoti, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”.

Hoti ka theksuar se kjo qeveri duhet të bjerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të Nismës për Kosovën me partitë në pushtet, në rast se mbahen zgjedhje të parakohshme. (r.m.)

Comment

*