Hoti: Mbi 22 mijë të punësuar të rinj në vitin 2017

Prishtinë, 25 mars 2017 – Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka lavdëruar të arriturat e Qeverisë së Kosovës në fushën e punësimit.

Ai ka prezantuar shifrat dhe grafikonin e të punësuarve në periudhën 2014-2016, sipas të cilave shifra e punësimit trefish më të larta se në vitin 2014.

“22 mijë të punësuar të ri në sektorin formal në Kosovë në vitin 2016. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2016 kemi pasur 22,294 të punësuar të ri, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur kemi pasur vetëm 7,526 punëtorë të ri”, shkruan Hoti. (r.m.)

Comment

*