Hoti pret ndihmën e SHBA-së për selinë e ambasadës së Kosovës në Izrael

Prishtinë, 10 janar 2021 – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se pret që me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shmangen ndikimet eventuale negative të vendimit që ambasada e Kosovës në Izrael të hapet në Jerusalem.

“Unë besoj që, SHBA-ja në veçanti, do të na ndihmojë në këtë drejtim që të mos shkaktojë kurrfarë trandje kjo në politikën e jashtme të Kosovës. Ne kemi nevojë për njohje në të katër anët e botës, pa përjashtim, dhe njohja nga Izraeli është thyerje e bllokadës tri vjeçare të njohjeve të reja. Është një njohje që mund të karakterizohet si e veçantë prej njohjeve të tjera dhe i ka hapur rrugën procesit të njohjeve të tjera dhe të cilat pres që do të vijnë së shpejti në bazë të diskutimeve dhe bashkëpunimeve që kemi vendosur me disa prej shteteve, sigurisht me ndihmën e SHBA-së”, ka thënë Hoti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Hoti ka kujtuar se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka qenë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, të cilën ai e cilëson si “marrëveshje historike”. Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk mund të kontestohet nga askush dhe se zbatimin e saj e ka paralajmëruar edhe administrate e presidentit Biden.

“Është marrëveshje historike që s’mund ta kontestojë askush. Administrata e re e SHBA-së e ka rikonfirmuar, Sekretari i Shtetit (Antony Blinken) e ka mbështetur plotësisht këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

(r.m.)

 

Comment

*