Hoti: Qeveria e re do të mobilizojë mbi 1 miliard euro për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Prishtinë, 14 maj 2020 – Kandidati i LDK-së pë kryeministë të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e re do të mobilizojë mbi 1 miliard euro për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se një pjesë e këtyre mjeteve do të përdoren për ruajtjen e vendeve të punës, kurse pjesa tjetër për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, shkruan Hoti.

Ai ka bërë të ditur se në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës.

Hoti ka thënë se legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re.

Postimi i plotë i Hotit;

Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së re.

Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë.

Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar.

Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re.

Kjo pako është pjesë e Programit të Qeverisë së Re, që është duke u harmonizuar me të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës.

[r.m.]

 

2 Responses to “Hoti: Qeveria e re do të mobilizojë mbi 1 miliard euro për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”

Read below or add a comment...

  1. Viktor says:

    Jo Hoti asesi, sepse asht i lidhur bashke me
    te korruptuar, politikan si Isa Mustafa,
    Hashim Thaqi, Fatmir Limaj etj.Ndersa
    Albi Kurti s asht i korruptuar, por ne rradhen e
    partise se tij ka islamist qe duhet paguar.
    Sinqerisht
    Viktori

  2. Viktor says:

    Me shpetoi nje gabim ne
    rrjeshtin 5 “Jo paguar, por LARGUAR😁
    Veekend te kendshem🌼
    Sinqerisht
    Viktori

Comment

*