Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganave dhe ATK-së

Prishtinë, 16 tetor 2020 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakan si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Raportohet se të dy shkarkimet janë bërë me rekomandim të Ministrisë për Financa dhe Ambient.

(r.m.)

Comment

*