Hoti thotë se nuk sheh arsye për rikonfigurim të koalicionit qeverisës

Prishtinë, 28 shtator 2020 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mohuar mundësinë e rikonfigurimit të koalicionit qeveritar, i cili po cvilësohet si i paqëndrueshëm dhe jofunksional.  Ai ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil dhe nuk ka nevojë për rikonfigurimin e tij.

“Koalicioni qeverisës është duke funksionuar, qeveria është stabile. Nuk shoh arsye për hyrje në komunikim me parti të tjera”, ka deklaruar ai.

Hoti i ka bërë dfeklaratë duke u përgjigjue interesimit të gazetarëve lidhur me deklaratën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se kjo parti i ka hequr “vijat e kuqe“ me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila është parë si sinjal se LDK po afrohet me PDK-në për të krijuar një koalicion të ri qeverisës në vend.

Deklarata e Mustafës është parë si shenjë e afrisë së LDK-së me PDK-në, pas pakënaqësive të shprehuara edhe publikisht nga krytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me rolin e përfaqësuesve të tin në qeveri në procesin e dialogut me Serbinë.

(r.m.)

Comment

*