Hoxhaj: Është rritur numri i deputetëve që e votojnë demarkacionin

Prishtinë, 5 janar 2018 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi do të procedohet për votim në Kuvend në javën e fundit të muajit janar.

Hoxhaj, në një intervistë për lajmi.net, ka thënë se për këtë temë tashmë ka një situatë të re, pasi, sipas tij, numri i deputetëve që e mbështesin versionin aktual të marrëveshjes është rritur.

Hoxhaj ka thënë se mbyllja e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi është prioriteti kryesor i Qeverisë së Kosovës për vitin 2018, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t’u hiqet regjimi i vizave.

Ish-ministri i Jashtëm, duke folur për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë vendi ka arritur suksese të prekshme. (r.m.)

Comment

*