Hoxhaj: I kemi numrat për krijimin e Qeverisë

Prishtinë, 17 Korrik 2017 – Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një mledhje të jashtëzakonshme.

Por, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo ishte një mbledhje “e zakonshme.

“Ishte një mbledhje e zakonshme që e mbajmë çdo të martë, vetëmse në këtë javë e kemi mbajtur në ditën e hënë” ka thënë Hoxhaj.

I pyetur lidhur me konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë, Hoxhaj ka përsëritur se koalicioni PAN i ka numrat e mjaftueshëm për ta bërë këtë. Por, ai ka thënë se nuk e di nëse konstituimi i Kuvendit do të bëhet këtë javë apo javën e ardhshme.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive, e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por, ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*