Hoxhaj: Koalicioni PAN nuk merr pjesë në seancën e së enjtes

Prishtinë, 9 gusht 2017  – Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PAN nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme konstituive.

Sipas tij, PAN-i nuk merr pjesë në këtë seancë derisa Koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje të pranojnë se PAN-i i përfaqëson “votat e qytetarëve të Kosovës, aspiratat e tyre, pritjet e tyre.

“Dua t’ju inforomoj që ne nuk marrim pjesë nesër në seancë. Ju mund të hyni në sallë sa herë të dëshironi. Ne i përfaqësojmë votat e qytetarëve të Kosovës, aspiratat e tyre, pritjet e tyre. Në atë moment që ju e pranoni këtë mekanizëm në mënyrë të mirëfilltë, ne do të vijmë në seancë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit e më pas edhe qeverinë. Ju mund të hyni sa herë të doni, por pa ne”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, PAN është i interesuar që “të formojë institucione cilësore”.

Hoxhaj e ka shprehur këtë qëndrim të koalicionit PAN në takimin konsuktativ të përfaqësuesve të partive parlamentare, të ftuar nga kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit do të jetë Kadri Veseli, kurse për kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.

“Fuqia për ta zgjedhur kryetarin është në anën tonë dhe këtë të drejtë ne do ta ushtrojmë. Legjitimiteti i takon këtij koalicioni. E kemi edhe fuqinë politike edhe të drejtën. Kandidati ynë do të jetë Kadri Veseli, kurse për kryeministër Ramush Haradinaj. Këto janë procese të pandalshme”, ka theksuar Hoxhaj.

/Zëri/

Comment

*