Hoxhaj në Podgoricë, takohet me ministrin e Jashtëm malazias

Podgoricë, 26 janar 2018 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sonte në mbrëmje në Podgoricë ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Sërgjan Darmanoviq.

Hoxhaj e ka publikuar në profilin e tij në Twitter një fotografi të takimit dhe ka folur për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Në takimin e shkëlqyer sot në Podgoricë me ministrin e Jashtëm, Darmanoviq ku diskutuam për zhvillimet rajonale dhe agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do t’i forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet gjatë vitit 2018”, ka shkruar Hoxhaj.

Nuk është e qartë nëse kjo është lëvizje për të bindur Malin e Zi për një marrëveshje për demarkacionin para votimit në Kuvend.

Kryeministri malazias, Dushko Markoviq, do të qëndrojë në Prishtinë, më 6 shkurt. Në takimet me autoritetet e Kosovës pritet të mbizotërojë tema e demarkacionit mes dy vendeve.

/Insajderi/

One Response to “Hoxhaj në Podgoricë, takohet me ministrin e Jashtëm malazias”

Read below or add a comment...

  1. dashamiridr. says:

    EUROPA PLAK ASKIJT NUK I KA VU KUSHT PER KUFIRIN.
    Ndofta do kishte plans lifts mesh service e shqiperise per kufirinne vjeter..por tash Kosovar Hynes ne Europe
    Serbia Hynes ne Europe??
    Hiqen barrierste stutter shkojn ate kundeshriojn.populli levis lirdhem aplikon per pune e rrine Ku te Donne.
    Dashamiri

Comment

*