Hoxhaj, pas New Yorkut, vazhdon vizitën në Washington

Prishtinë, 20 mars 2017 – Pas dy ditë qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Washington.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresistë dhe me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedohet për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me SHBA-në.

Shefi i diplomacisë kosovare do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS dhe do ta mbajë ligjëratë në Atlantic Council.

Gjatë qëndrimit dyditor në New York, ministri Hoxhaj ka pasur në fokus lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovë. Ai ka takuar përfaqësuesit e disa vendeve të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës, të cilat nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. (r.m.)

Comment

*