Hoxhaj: Qeveria ‘Kurti’ ka marrë teste nga Serbia, Qeveria ‘Hoti’ po merr vaksina

Prishtinë, 27 dhjetor 2020 – Ushtruesi i detyrës së ktyetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kritikuar të dy qeveritë e fundit për mënyrën e menaxhimit të pandemisë e koronavirusit.

“Qeveria Kurti ka marrë teste nga Serbia, ndërsa Qeveria Hoti po i merr vaksinat. Nuk ka pamje më të mirë me i tregu se si është shkelur sovraniteti i Kosovës në veri me trajtimin e kësaj situate”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se të dyja qeveritë kanë mundur ta menaxhojnë më mirë situatën me pandeminë.

Hoxhaj është emëruar kandidat i PDK-së për kryeministëer të Kosovës. Ai do t’i prijë listës së PDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet te mbahen në fillim të muajit shkurt.

(r.m.)

Comment

*