Hoxhaj: Sot filloi një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës

Prishtinë, 9 NëNTOR 2020 – Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar paraqitjen e parë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para Gjykatës Speciale në Hagë.

Hoxhaj, në një postim në Facebook, se sot në Hagë filloi “një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës“.

“Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare!ka shkruar ai.

Hoaxhaj ka theksuar se Thaçi ka nisur sot një betejë të re dhe ka shprehur bindje n se ai do të dalë fitues nga kjo betejë.

“Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!

Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!

Prandaj, paraqitja dinjitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!

https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/posts/2997279360373796

(r.m.)

One Response to “Hoxhaj: Sot filloi një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës”

Read below or add a comment...

  1. Oriana says:

    Pse po vajtoni,deri kur ma! Protestoni kunder kesaj gjykate qe u vetemashtruet.I madhe e i vogel ne proteste ne gjoks mbani nje Kryq, pasiqe me dashje kjo gjykate ju gjykone si islamist.

Comment

*