Hoxhaj thërret opozitën ta përkrahë projekt-rezolutën për dialogun

Prishtinë, 7 tetor 2018 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hpxhaj, u ka bërë thirrje opozitës dhe shoqërisë civile të përkrahin projekt-rezolutën për dialogun me Serbinë, të propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës.

Në një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se ky dokument i jep Kuvendit të Kosovës rol aktiv në procesin e bisedimeve dhe i përcakton temat e panegociueshme.

“Sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun, por as për t’i dhënë rol Kuvendit, sikurse është përsëritur në vazhdimësi”, ka theksuar Hoxhaj.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Rezoluta e propozuar dje është rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi. Ky rol do të formalizohej edhe zyrtarisht duke e votuar të gjitha partitë rezolutën meqë përmban të gjitha elementet: reflekton qëllimet tona në dialogun me Serbinë, përcakton epilogun e këtij procesi, përfshinë vijat e kuqe dhe heq çfarëdo dyshimi për atë çka duam të arrijmë në këtë dialog, si dhe i përcakton temat e panegociueshme. Prandaj sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun por as për t’i dhënë rol Kuvendit sikurse është përsëritur në vazhdimësi.

(r.m.)

Comment

*