Hoyt Yee e dënon sulmin ndaj Arbana Xharrës

Uashington, 19 maj 2017 – Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, përmes një letre drejtuar anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra, e ka dënuar sulmin fizik ndaj saj.

“Dëshiroj t’ju shpreh keqardhjen time të thellë për lëndimet që morët gjatë sulmit të tmerrshëm ndaj jush dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Yee në letrën e tij.

“Ne e kemi dënuar fuqishëm dhe publikisht sulmin dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të sjellin para drejtësisë ata që ju sulmuan”, thuhet më tutje në letër.

“Këmbëngulja juaj, përkushtimi dhe shërbimi për vendin tuaj, me anë të gazetarisë, ka shfaqur nivelin e lartë të idealizmit të demokracisë. SHBA do të vazhdojë të përkrah punën e guximshme të gazetarëve, liderëve politikë dhe të shoqërisë  cilivile, ashtu si juve, të cilët janë të përcaktuar të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka theksuar Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan në letrën e tij.

Letra është publikuar nga vetë Arbana Xharra në rrjetin social Facebook.(r.m.)

Letra nga Yee

Comment

*