Humbja në Laç, euforia e titullit rrezikon Skënderbeun

Lodhja pas angazhimeve në kampionat, Europa League dhe Kupë padyshim që ndikon. Fakti që skuadra ka zbritur në fushë thuajse çdo tre ditë gjatë dy muajve të fundit nuk mund të anashkalohet.

Për Skënderbeun sforco fizike ka qenë e jashtëzakonshme, megjithatë armiku më i madh i skuadrës së Ilir Dajës rrezikon të jetë euforia.

Fakti që ende pa përfunduar gjysma e kampionatit titulli dukej se kishte nisur rrugën drejt Korçës rrezikon të kthehet në “bumerang”.

Edhe pse drejtuesit e klubit dhe stafit teknik këmbëngulnin se sezoni mbetet ende i gjatë, ndryshimi si dita me natën e ndeshje ndërkombëtare dhe atyre në Kategorinë Superiore, si edhe distanca nga rivalët direkt në renditje solli në mënyrë thuajse të pavullnetshme rënien e përqendrimit.

Humbja në Laç duhet të shërbejë si shkundje për Skënderbeun, që në 5 javët e fundit ka regjistruar vetëm një fitore dhe 5 barazime, me rezultate larg ecurisë rekord të fazës së parë.

Një histori që rrezikon të përsëritet. Ashtu si në sezonin 2015-2016 pas gjysmës së parë të kampionatit titulli dukej praktikisht në kasafortë për Skënderbeun, por oshilacionet e shfaqura gjatë rrugës ndikuan që gara të hapej, duke rrezikuar edhe përmbysjen e Partizanit.

Tashmë në Korçë presin që skuadra të reagojë menjëherë, prej sfidës së fundjavës në Lushnje. Fitorja do të largonte hijet e krizës, për të evituar përsëritjen e asaj që u pa përpara dy vjetëve.SuperSport

Comment

*