Husaj, djaloshi nga Peja e Shqipërisë sheh të ardhmen e volejbollit tonë

“Nuk mundëm të kënaqim njerëzit tanë shqiptarë për të kualifikuar për më tej”-tha pikëshënuesi më i mirë i Ligës sv Europës, volejbollisti Gazmend Husaj

Bisedoi: Nderim Goci

U shqua në garat për Ligën e Europës të zhvilluar në Shkup, qyteti etnik i Shqipërisë Lindore, që iu dha ish-Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe mbeti nën shtetin e sotëm të maqedonasve.

Ndeshjet e kthimit u luajtën në Tiranë të grupit ku veç shqiptarëve ishin edhe maqedonasit, Suedia dhe Azerbajxhani.

Shqiptarët nuk ia dolën dot të kalonin më tej ndonëse fituan 3 nga 6 ndeshjet, kurse Suedia iu bashkua shtetit të maqedonasve për në finalet e Danimarkës.

Djemtë shqiptarë ishin baraz me pikë dhe sete me Suedinë, por treguesi i pikëve të vogla i la jashtë finaleve daneze.

Dhe, ai djalosh që doli pikëshënuesi më i mirë, është Gazmend Husj, një ndër tri vëllezërit volejbollistë. Gazmendi ka lindur në Pejë, qytet me rëndësi në zhvillimin e Shqipërisë, madje edhe kur njejtë si Shkupi iu dha asaj Mbretërie që u quajt më pas Jugosllavi dhe prej viti 2008 në shtetin shqiptar të Kosovës.

Emri: Gazmend.

Mbiemri: Husaj.

Kombësia-Shqiptare

Data e lindjes: 23 dhjetor 1987

Mabetex Prishtina (Kosovë)

Studenti Tiran (Shqipëri) 2006/2007/2008

Shkëndija (Ish-Republika Jugosllave Dederative e Maqedonisë)

Chenois Volley (Zvicër) 2009/2010

Katar SC (Katar) 2011 / 2012.2012 / 2013

Copra Elior Piacenza (Itali) 2013/2014

Maliye Milli Piango (Turqi) 2014/2015

Inegöl Beledyespor (Turqi) 2015/2016, 2016/2017 dhe 2018

Ekipi Kombëtar: Në të gjitha garat që nga viti 2007

Anëtar: Lojtari më i mirë në kualifikimin e Kampionatit Botëror Azerbajxhan 2009

Një nga pikëshënuesit më të mirë në kampionatin e Zvicrës.

Pikëshënuesi më i mirë i kampionatit të volejbollit në Katar për dy sezone me rradhë.

Fitues i kupës italiane 2013 me Copra Piacenza.

Ëiner of Balkan Cup 2014 dhe luajti gjithashtu në finalen e katërt të Kupës Chalenge me Maliye Milli Piyango

Renditur në katërshen më të mirë si pikëshënues në fazën e parë të Europa League për vitin 2017

-Mund të na e thoni cili është Gazmend Husaj?

-Gazmed Husaj: Unë jam një nje çun i thjeshtë i lindur ne Pejë dhe gati gjithë jetën ia kam kushtuar sportit të volejbollit dhe gjithmonë mundohem të nxjerr më të mirën nga vetja ime.

-Kur i keni kontraktet e para me sportin e volejbollit  ?

-Gazmed Husaj: Ashtu si çdo i ri, edhe unë kam pasur dëshirë të merrem sport. Hapat e parë me volejbollin i kam pasur rreth moshs 12-13 vjeçare dhe që atëherë nuk jam shkëputur asnjë ditë. Madje dhe tani që po flasim bashkë punoj me të njejtin ritëm dhe vrull. Nuk e teproj kur them se jam i dashuruar me këtë sport të mrekullueshëm.

-Duke qenë se jeni një sportist që keni luajtur edhe në Kosovë, edhe Shqipëri, mund të jepni ndonjë vlerësim për nivelin e kampionateve?

-Gazmed Husaj: Në përgjithësi i ndjek të dy kampionatet. Duke qenë se kam qenë pjesë e tyre i njoh mirë këto kampionate. Siç dihet kohët e fundit liga e Kosovës është pranuar në trupat ndërkombëtare dhe e çmoj si mjaft të mirë këtë zhvillim.

Një hap  të tillë do ta konsideroja pozitiv për zhvillimin e sportit në Kosovë. Megjithëse duhet punë, jam optimist se sporti i volejbollit do të shënojë përparime.

Ndërsa në Shqipëri ekipet janë më të organizuar dhe kjo falë përvojës që kanë.

-Me aq njohje sa keni, ku mendoni se janë anët negative dhe pozitive të volejbollit shqiptar?

-Gazmed Husaj: Në fakt duhet pranuar se nga viti në vit volejbolli shqiptar po shënon progres. Por, që të kemi një volejboll më cilësor, duhet të hapen sa më shumë shkolla volejbolli te vajzat dhe djemtë. kështu prodhohet dhe rritet niveli. Ngritja e strukturave zinxhir është një hap i domosdoshëm jo vetëm për masivizimin e volejbollit, për rritjen e cilësisë sportive.

-Kush ua mundësoi përfshirjen në Ekipin Kombëtar të Shqiptarëve?

-Gazmed Husaj: Kontaktet e parë me Kombëtaren e Shqiptarëve i kam prej 11 vjetësh. Ka qenë viti 2006 kur “u takova” për herë të parë me Shqipërinë e volejbollit.

Aty jam pikasur si lojtar cilësor. Në atë vit jam pajisur dhe me pasaportën dhe shtetësinë e Shqipërisë dhe sot me plot krenari mundohem ta nderoj vendin tim.

-Keni zhvilluar disa ndeshje me Kombëtaren kuqezi, në Europa League. Çfarë vlerësimesh keni?

-Gazmed Husaj: Po, po ne sapo kemi zhvilluar disa ndeshje në kuadrin e Europa League-s. Paraqitja e kombëtares në këto ndeshjes ka qenë mjaft e mirë. Nuk mundëm të kënaqim njerëzit tanë shqiptarë për të kualifikuar për më tej. Por kemi treguar se nga ndeshje në ndeshje se jemi një ekip në rritje dhe në të ardhmen do të jemi të fortë dhe më solidë. Një gjë të tillë e bazoj te kontigjenti i lojtarëve që premtojnë për të ardhmen.

-Sipas jush kush ishin mangësitë e skuadrës në këtë veprimtari dhe çfarë duhet të përmirësuar në të ardhmen?

-Gazmed Husaj: Mungesa e përvojës ishte e vetmja mangësi. Moszhvillimi i ndeshjeve ndërkombëtare ndikon jo për mirë te skuadra.

Skuadrës tash për tash i duhen sa më shumë grumbullime, në mënyrë që t’i mundësojë djemve njejtë sa më shumë kontakte dhe procese stërvitore, sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë grupin më të fortë dhe solid.

-Aktualisht luani në kampionatin turk. Në çfarë vendi e mbylli skuadra juaj kampionatin dhe a ka shqiptarë të tjerë atje?

-Gazmed Husaj: Ky do jetë viti i tretë i imi në Turqi dhe jam shumë i kënaqur me mundësitë që ky kampionat të ofron.

Siç dihet liga turke është ndër më të forta në Europë. Vitin që kaloi jemi rënditur të pestët nga 14 skuadra që ka Supërliga turke. Ky rezultat na mundëson të luajmë në Ligat e Evropes që janë shumë të rëndësishme për një klub që kërkon të rrisë  nivelin.

Sa i përket  përfshirjes së shqiptarëve  në kampionatin turk, tash për tash nuk ka të tjerë. Mbetem me dorë në zemër e shpresë të madhe që një ditë të ketë shumë shqiptarë në Turqi.

-Ndonjë plan për të ardhmen?

-Gazmed Husaj: Dhe këtë vit do të qëndroj në skuadrën ku jam e mandej duke parë dhe duke bërë.

-Na fole shumë për Gazmend Husajn si sportiest. Po në jetën e përditshme si mbusheni, pasi në ndeshjet që pamë, ishte bashkëshortja juaj me vajzën foshnje, vëllezërit e tu volejbollistë dhe babai.

-Gazmed Husaj: Familjar, i dashur me aq kohë të lire dhe mundohem t’i bëj gjërat me mënyrën më të mirë të mundshme.

Kohët e fundit familjes sonë i është shtuar edhe një vajzë, ajo që keni parë në shkallët e Parkut Olimpik dhe mundohem të kaloj sa më shumë kohë me të.

-Falemiderit Gazmend dhe iu priftë e mbara!

Comment

*