Hyseni do të shkojë në Uashington për bisedime mbi dialogun Kosovë-Serbi

Bruksel, 31 korrik 2020 – Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur se të shtunën do të udhëtojë nga Brukseli për në Uashington. Ai ka thënë se do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Shtëpisë e Bardhë, me qëllim të koordinimit rreth procesit të negociatave.

“Unë nesër nga Brukseli do të udhëtoj në Uashington ku do të zhvilloj një varg takimesh me zyrtarë shumë të lartë, edhe të State Departmentit edhe të Shtëpisë së Bardhë. Gjithnjë në përpjekje dhe me qëllim të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve që do ta ndihmojnë akoma më shumë dialogun”, ka thënë Hyseni, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Hyseni ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amërikës do të kenë rol esencial në procesin e dialogun mes Kosovës e Serbisë

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është esencial dhe i pazëvendësueshëm”, ka thënë ai

“Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara dhe të involvuara në këtë proces. Le të hiqet çdo dilemë, kudo qoftë dhe ngado që vjen, se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hise në këtë punë dhe nuk janë të angazhuara. Përkundrazi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqimisht të angazhuara dhe këtu mund të citoj zyrtarët amerikanë që ma kanë thënë personalisht: ‘Amerika do të jetë me ju në çdo fazë të procesit, deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme’”, ka theksuar ai.

Hyseni ka thënë se në takimin e zhvilluar të enjten në Bruksel ka vazhduar trajtimi i temave të veçanta , të cilat ai I ka cilësuar si elemente të marrëveshjes përfundimtare, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të përmbyllet me njohje reziproke.

‘Unë vlerësoj që takimi ka shkuar mirë, në rrafshin e objektivave që ne ia kemi parashtruar vetes e që është objektiv kyç dhe kryesor është përfundimi i këtij procesi me njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, nuk jemi duke trajtuar tema të veçanta, siç po thuhet, nuk jemi duke negociuar arritje të marrëveshjeve për tema të veçanta, por jemi duke trajtuar elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ,e cila në fund patjetër duhet të rezultojë në njohjen reciproke, formale, zyrtare të Kosovës dhe Serbisë është shprehur Hyseni.

‘Këto dy vende krejt në fund të këtij procesi do të duhet ta njohin njëra tjetrën zyrtarisht si shtete sovrane dhe të pavarura. Prandaj le të hiqet çfarëdo keqinterpretimi që ne këtu po përpiqemi të arrijmë marrëveshje për tema të veçanta, nuk bëhet fjalë për këtë, ka shtuar ai.

(r.m.)

Comment

*