Një vendim që mund të shërbejë si shembull një ditë edhe në Kosovë

Daut Dauti

Në vitin 2003 disidenti libias Abdul Hakim Belhaj, duke udhëtuar nga Malejzia për Londër, është rrëmbyer në Tajlandë nga CIA dhe është dërguar me dhunë në Tripoli, së bashku me gruan e tij, ku janë torturuar nga regjimi i Gadafit. Ky aksion është kryer me ndihmën që ka ofruar shërbimi sekret britanik MI6.

Për këtë arsye, Belhaj është ankuar në gjykatën britanike në Londër, ku ka kërkuar që qeveria britanike të kërkojë falje për këtë veprim dhe të ofrojë dëmshpërblim prej 3 funtash. Gjykata ka vendosur që dëmshpërblimi të jetë 500 000 funta dhe e ka detyruar qeverinë britanike që sot të kërkojë falje për veprimin e paligjshëm ndaj Belhajit.

Në këtë artikull të BBC-së paraqitet tërë kjo ngjarje. Është mahnitëse se si shpjegohet bashkëpunimi i shërbimit sekret libias me atë amerikan dhe britanik për kapjen e këtij disidenti dhe të tjerëve. Shërbimi sekret amerikan dhe ai britanik këtë punë të paligjshme e bënin si shenjë falënderimi ndaj Gadafit, i cili i kishte pranuar kushtet për rivendosjen e marrëdhënieve normale me qeveritë e këtyre dy shteteve.

Ky vendim i gjykatës britanike një ditë mund të shërbejë si shembull për paditjen e shtetit të Kosovës për rrëmbimin e shtetasve turq që ndodhi në Kosovë, para disa javësh.

Shkrimi i BBC-së

 

Comment

*