I mbijetuari i Holokaustit që krijoi memorialin në Tiranë, një arkitekt i famshëm në New York

Në botën e arkitekturës në New York, Stephen Jacobs është i njohur për krijimet e tij shumëmilionë-dollarëshe, Hotel Gansevoort, një hotel luksoz me një bar në tarracë, i pari që i dha fill kthimit të Meatpacking District në një lagje “trendy”.
Mirëpo, Jacobs ka kryer së fundi një project shumë më të ndryshëm pa kërkuar asnjë cent.
Bëhet fjalë për një memorial për Holokaustin në kryeqytetin e Shqipërisë. I inauguruar muajin e kaluar, në hyrje të Parkut të Madh të Tiranës, ky memorial i thejshtë përbëhet nga tre pllaka prej guri – në shqip, anglisht dhe hebraisht – që shpalosin historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
81-vjeçari Jacobs pranoi të punonte për memorialin në Shqipëri pasi mësoi se ky ishte i vetmi vend në botë që kishte më shumë hebrej në fund të luftës sesa në fillim të saj. Përveçse nuk u dorëzoi nazistëve asnjë hebre, ky vend me shumicë myslimane u ofroi strehë qindra hebrejve të tjerë që ishin arratisur nga vendet e tyre.
“M’u duk një histori e rëndësishme që duhej treguar”, thotë ai.
Motivacioni i tij shkon përtej dëshirës për të nxjerrë në pah trimërinë e shqiptarëve në luftë.
Jacobs është vetë një i shpëtuar nga Holokausti dhe që ka përfunduar në një kamp përqendrimi nazist kur ishte fëmijë.
“Për mua nuk ishte puna e krijimit si arkitekt, por një përvojë personale, thotë ai.
I lindur në Lodz të Polonisë si Stefan Jakuboëicz, Jacobs dhe familja e tij u detyrua të zhvendosej në Piotrkóë — që u bë getoja e parë naziste me 25,000 hebrej që u likuidua në 1942.
E gjithë familja e tij përfundoi në kampe përqendrimi. Burrat në Buchenëald, tgratë në Ravensbruck. Ai ishte vetëm 5 vjeç në atë kohë.
Ai mundi të shpëtojë vetëm në sajë të fatit dhe të një rrjeti të rezistencës antifashiste që punonte për të shpëtuar fëmijët hebrej.
Në 1948, aid he të mbijetuarit e familjes së tij emigruan në SHBA dhe u vendosën New York City.
Jacobson u bë një nga arkitektët më të njohur të qytetit me një karrierë të jashtëzakonshme.

Bazuar në këtë shkrim në anglisht: https://www.timesofisrael.com/holocaust-survivor-architect-designs-memorial-for-albanians-who-rescued-jews/

One Response to “I mbijetuari i Holokaustit që krijoi memorialin në Tiranë, një arkitekt i famshëm në New York”

Read below or add a comment...

  1. Viktori says:

    Toke e Izraelit

    Abrahami lidhe bese me Zotin
    Token e premtueme kurre mos me leshue

    Toke e Izraelit e pergjakun, Gjakobi perflaket me Zotin
    Populli yt perhere ne shtegtim
    Kurre te pamposhtur

    Toke e Izraelit populli yt nen kamben e faraoneve
    Vdekje mallkuese ne majen e piramidave
    Toke e Izraelit toke e premtuar e Moshes
    Toke e Izraelit statueja te thyeme romake ne shtatin Tand
    Toke e Izraelit fortese e Metzsades/*Masada/ Bir yt Kokhba ra per liri
    Kurre jo te thyer

    Shigjetat helmuese te Agripeve
    Toke e Izraelit e bekueme Davidi hyllnor gjakos Goliatet
    Keshtjelle e pamposhtun e Judese
    Toke Izraelit Jerusalemi digget nen kethetrrat e nebukadnesave
    Populli yt perhere ne shtegtim

    Toke e Izraelit prite Leken e Madhe te rraskapitun kufome e gjalle
    Toke e Izraelit prite romaket e shfrenuem dogjen Jerusalemin
    Bijt e bijat e tu ne vajtim dhe zi shtegtojne zbathun kryqe e terthore
    Toke e Izraelit e pergjakur e shkrete
    Rabi shiqon kah qielli i lutet Zotit

    Izabella me floke te shprishur vjelle helm, e populli yt n’ikje kah dielli
    Sulltanet te murosen.Anderre hebreje me tytat e Careve
    Vdekje e mallkueme rrugeve te Stalingardeve
    Vdekje e mallkueme ne doren e Bizmarkeve
    Kurre jo te mposhtur
    Toke e Izraelit enderre hebreje ne syte e Hitlereve
    Femijet e tu gjalle te djegur Aushviceve
    Te djegur shkrum pa t Em
    Rabi gjujezohet para Zotit
    Europe me perdhose me poshterove
    Kurre s ta fale
    Europe tinzare mbylle syte para territ

    Toke e Izraelit e pergjakur
    Te thirre Abraham
    Cirret Mosha
    Qane per Ty Ha Levi
    Toke e Izraelit coje larte hyllin e Davidit
    Ta shendrite e bekon sa ma shume Token e Izraelit
    Lavdi perjete o toke e Judes
    O Toke e IZRAELIT.
    V G

    Po ju dergoj kete poezi me shprese se do te gjeni hapsire ne revisten Tuaj
    Sinqerisht
    Viktori / A.S.

Comment

*