I PARI, DY TË TJERËT SI AI DHE ‘RRUPUPLIKA’ E TYRE

Satirike: Nga Sinan KAMBERAJ

 

 

————-
Kur e kap Djalli për veshi
Të Parin, atë nga të Tretë –
I thotë dhe arrin ta bindë
Se s’është Njeri –
Po, Mesia – vetë!

 

 

Pokështu edhe të Dytin e të Tretin –
Vartës e Rivalë, njëherësh, – të Tij
I kapin fët e fët dy Djaj të tjerë –
Që shtiren paksa me axhamij!

 

 

– Mbas nesh!, – urdhërojnē dhe i çojnë diku –
Aty, ku, siç thuhet, Ata “bëjnë ve”
U thonë se gjithë ç’i rrethon është  e Tyre –
– Këtë – thonë, – e keni ‘Merituar!
Dhe … mbrapa na keni Ne!

 

 

Ara, Fabrika, TV
Gazeta e Kullosa,
Gjykata e Shkolla,
Bjeshkë, Banka, Burgje,
Lumenj e Miniera,
Shtalla e Sipitale
Aeroporte e Ngrohtore
Teatër e Bastore
Gurëthyes e Deponi
Autostrada e Pallate
Stadiume e Kombinate
Hotele e Motele
Pompa Benzine e Varreza –
Madje dhe Kolektorë Ujërash të Zeza
– Janë Tuajat, i shikoni?
Kapni dhe mos i Lëshoni!

 

 

Djajtë u thonë se pushteti i Tyre
Për sakrificat – me meritë shtrihet
Mbi çdo gjë që preket e shihet!
Dhe se në ‘Rrupuplikën’e Tyre –
Gjithçka mund të shitet e blihet!

 

 

Se, Ata të Tre, bashkë me të tjerë
Pronto – Pronto, ‘Trima me fletë’
Kanë dhënë gjithçka për kët’ Dhé –
Që e kanë si Fé e si Atdhe –
Ndaj, hallall e paçin – përjetë!

 

 

*
Netve, mbas seancash të “zjarrta”
Kur i zë dalldia n’darka n’Zanzibar –
Aty janë dhe Qoftlargët kujdestarë –
I kapin ngadalë për veshësh – bashkë
E i nxjerrin, hopa-hopa – jashtë!

 

 

Pastaj i çojnē në Përru t’Deviqit –
I bindin se janë – stër…
… stërnipa të Milesh Kopilit –
Shqyptarit prej Kopiliqit –
Që e ka pas’ vra Sulltan Muratin
Pse i kish pas’ ngreh’ çadrat
N’prona të Familjes së Mileshit –
N’Miniera t’sotme t’Thëngjillit –
N’Mazgit e Shipitullë –
E gjithandej – Goleshit!

 

 

Pastaj i kthen bashkë n’Gërmi
I çon n’Vetërnik e Hajvali –
Bogë e Bërnicë
I çon në Prevallë
E i mburr për nj’ato vila t’bukura
E i kthen prapë n’Brezovicë …

 

 

E u thotë Atyre: O, Bo-bo!
Dhe, Ata –
Herë bashkë, herë veç e veç
I thonë Djallit: Jo, mor, jo!
E ai u thotë: Po, mor, po!

 

 

Dhe Qoftëlargu i lavdëron:
Për Demarkacion –
E për Koalicion!

 

 

Ai, pastaj, ua kujton një për një –
Zonat Operative!
– Si, si? – pyesin njëzërit Ata
Dhe i ngatërrojnë ato –
me Toka Kooperative!

 

 

– Jo, jo, s’ka Kooperativa më!
S’besoni? Ju çoj n’Kadastër!
Aty i shihni vetë Tapitë e Vjetra –
Secila, me e ruajtur se tjetra!
N’Lëkurë Thiu, me myhyrë dylli!
Qartë, qartë – si n’dritë Dielli –
‘Origjinale’, – kthyer nga Beligradi
N’Agjenci t’Privatizimit –
Me ndërmjetësim të Mrs. Mogherinit!

 

 

*
Kryedjalli, pastaj atë të Parin –
E kap n’gjumë t’thellë:
– E duam ‘Gjithëpërfshirësen’!
Se Grupi Negociator është pajtu’ –
Ende pa u konstituu!
Dhe Atij i bëjnë veshët:
– VV – vu – vu – vu!

 

 

Dhe i kujtohet ajo loja e bukur:
“Fluturon-fluturon”!
Drejt e n’Miktofon!
Ve t’paziera, klluçe – n’tym gazi:
Mono a dioksid karbon –
Që s’të mbytë, po … politikisht –
O te shpëton, o t’sakaton!

 

 

*
Djajtë e tjerë i çojnë Dy të Tjerët
E i bëjnë bashkë tèt-à-tèt!
Njësoj si parvjet –
Diku, ku s’dinin n’ç’vend ishin as vetë!

 

 

– A e dini ku jeni, – u thonë, –
– A e dini?
S’jeni, n’Çakorr as n’Prevllakë!
N’Ujman, jo-jo, nuk jeni!
Aty është Veç i Pari –
N’barkë me motor – te Liqeni!

 

 

N’romanin ‘Lugjet e Verdha’ është Ai –
Ku Bardheci ia pat çu’ Ujkut
‘Djalin e hasretit’ – pa çare!
Për t’mos shkelë atë që s’shkilet –
“Fjalën e Dhânē Shqyptare”!

 

 

– Nesër Ju dua bashkë –
N’Çubrel – te Përroni i Keq!
Për t’mos u ra kush mësysh –
u thotë më i madhi Dreq!

 

 

Dy të Tjerët, s’dijnë ku janë –
Po t’Parit Përroni i bēhet ’Hotel –
Mu n’zemër t’BE – së n’Bruksel!

 

 

Pastaj Qoftlargu t’Parin e çon
N’Klan t’Batos – për Opinion!
Ku Ai, si i Pavarur që është
Pyetje të pavarura i shtron!
Dhe i Pari burrnisht, si n’Oda, shpjegon:
Ç’do të thotë korrigjim kufiri –
E ç’është Demarkacion!

 

 

Dhe, në fund, i thotë miletit
Se, për të siguruar Njohjen!
(dhe Karrikën)
S’i jep Asgjë Serbisë!
Dhe, për atë që s’e jep
Do ta fitojë, – kjo merret vesh:
Një Shllungë të Madhe –
Lesh!

 

 

*
Në mbrëmje –
Mbas TV- Kaçapordhicave
I Pari Ynë, që na e ruajtë Zoti!
Le Kryekasabanë dhe shkon
Aty ku shpirti i pushon –
Mysafir n’Vendin e Meseleve
E t’bukurave Anekdota –
Për pak relaks – në Obri!
I dërmuar, jo aq nga Djajtë –
Sa nga Dy të Tjerët e Tij!

 

 

Se tash sa vjet, i lodhur shumë!
Del Ponte e Baronesha Ashton
I këndojnë alternativisht ninulla
– Flej, flej! – i thonë, –
Ec e flej – kur t’ikë i lumi gjumë!

 

 

Dhe, në Ag, fillikat vetëm
Majë mali – n’Qyqavicë –
I kap me dorë një nga një retë!
Atij s’i shkon mbrapa Historia –
Se Historia është Ai – vetë!
——

 

 

*) Djalli këtu s’është ‘I huaji’ – siç mund të (keq)kuptohet. Është Alter-egoja e liderëve tanë që përplaset me vetën e tyre, si një patogjen.
———
Janar 2019

Comment

*