Ilir Beqja dhe Rosinanti i Kishotit

-I dashur Sanco: e degjove lajmin se nje i ngjashem me Rosinantin tim, ka kerkuar qe nje populli te varfer ne Ballkan, t’u shkurtohen pensionet e rrogat e varfera?

 

Satirë nga Luan Laze

Luan Laze, publicist

Me ndodh vazhdimisht qe kur shoh njerez me te dhena fizike ndryshe nga normalet, truri e fantazia me sjell nje objekt, nje kafshe, nje lule, nje shpend a zvarranik.

Keshtu me ka ndodhur edhe me ish ministrin Ilir Beqja. Me duket si kale gerdalle i ngjashem me Rosinantin e Don Kishotit.

Te me fale kjo figure letrare qe shoqeroi heroin e tij neper histori dhe epoka plot mencuri, naivitetit, humor dhe legjenda te pavdekshme, qe e krahasoj me nje cope ish ministri, ketej nga ky fshat, buze Adriarikut!

Jam i bindur qe nese do e kishte degjuar i zoti i Rosinantit, Don Kishoti, do ishte drejtuar heroit tij shoqerues, Pancos.

-I dashur Sanco: e degjove lajmin se nje i ngjashem me Rosinantin tim, ka kerkuar qe nje populli te varfer ne Ballkan, t’u shkurtohen pensionet e rrogat e varfera?

Po, po miku im besnik Sanco! Mos u habit. Eshte e vertete. Dhe kete e ka thene ai qe i ka vjedhur me te dy krahet ate popull, ndersa tani kerkon te vjedhe edhe ato pak te ardhura mbijetese qe te gjoret kane! Durohet kjo?!

-Aspak imzot!

Prandaj:

-Sapo te mbarojme misionin tone te lavdishem, do kalojme ne ato troje, per ta pare vete kete fytyre qe edhe ne fatkeqesi, e ka mendjen te vjedhe akoma!

Edhe nese do me dhimbset e nuk e pres me shpaten time, do e marr me vete udheve tona, ku do e shaloj ne vend te ketij te gjorit, Rosinantit tim.

Sepse thone se i ngjan shume ketij. Mbase i vlen shalimi dhe shtrohet e nuk flet me maskaralleqe dhe budallalleqe. Duhet ta ndihmojme edhe ate popull Sanco im i dashur!

Kur te ngjashmit e Rosinantit tim komandojne ne nje vend, situata nuk pret!

– Ke te drejte imzot!

Comment

*