Ilir Deda kërkon dorëheqjen e Haradinajt dhe Thaçit, për rrezikimin e Shtetit

Prishtinë, 23 dhjetor 2017 – Deputeti Ilir Deda ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë se Kosovës dhe të Presidentit Thaçit për shkak të rrezikimit të ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Reagimi i Dedës erdhi një ditë pas dështimit të nismës së deputetëve të partive në pushtet për ta rrëzuar Gjykatën Speciale.

“Qeveria e Kosovës duhet të japë dorëheqje sot. Një udhëheqësi që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë. E bashkë me ta duhet të shkojë jedhe Hashim Thaçi”, ka shkruar Deda, në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria do të zbatojë çfarëdo vendimi që të marrë Kuvendi, edhe sa i përket Gjykatës Speciale. (r.m.)

Comment

*