“Illyria” bën pushim të detyruar në shtyp, për shkak të ndalesave nga kriza e koronavirusit – vazhdon botimin normalisht në internet

Paralizimi i pjesshëm i jetës ekonomike në New York ka prekur tani edhe printimin dhe qarkullimin e gazetës “Illyria”.
Për shkak të kufizimeve në shtypshkronjat e qytetit, numrat e ardhshëm tëi gazetës nuk do të dalin si rregullisht ditën e premte.
“Illyria” do të vazhdojë punën normale në faqen e saj në internet me lajme dhe komente nga komuniteti dhe atdheu.
“Në këtë periudhë të pazakontë krize të krijuar nga përhapja e virusit, Illyria do të vazhdojë t’i shërbejë komunitetit me të gjitha mundësitë, ashtu si ka bërë në gati 30 vjet histori”, tha botuesi i gazetës, Vehbi Bajrami.
Gazeta do të rifillojë botimin normal sapo të krijohet mundësia dhe do të njoftojë lexuesin për çdo ndryshim të situatës.
I falenderojmë lexuesit për mirëkuptimin dhe u premtojmë se puna jonë nuk do të ndalet. Deri atëhere, ndiqni me kujdes lajmet tona, komunikimet nga autoritetet zyrtare dhe të shëndetit për të përballuar sa me më pak pasoja këtë periudhë sfiduese. (Illyria)

Pamje nga numri që u borua javën e kaluar.

Comment

*