Shfletoni numrin festiv të gazetës “Illyria” kushtuar Ditës së Flamurit, 28 Nëntor 2017

Gazeta “Illyria”, në New York, në këtë 28 Nëntor, me një numër të posaçëm prej 120 faqesh, një akt atdhedashurie kushtuar Ditës së Flamurit dhe 105-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Një aradhë shkrimesh me vlera historike, intervista, pjesë librash e krijime letrare janë dhurata më e fundit e gazetës për lexuesit e saj në të dy anët e Oqeanit.

Figura të shquara të biznesit shqiptar, organizata e personalitete të komunitetit, miq të shqiptarëve e të gazetës janë bërë pjesë e këtij numri me urimet dhe reklamat e tyre.

“Është një traditë e bukur që e nderon gazetën”, tha për numrin special të radhës, botuesi Vehbi Bajrami.

Gazeta u shkon me parapagim lexuesve në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjendet në pikat e shitjes së gazetave në të pesë ndarjet administrative të New York-ut.

E themeluar në 1991, “Illyria” regjistron, për historinë, jetën e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe është një zë i fuqishëm i kombit shqiptar në SHBA e në botë.

Gazetën mund ta shfletoni duke klikuar mbi imazhin e mëposhtëm: Illyria

One Response to “Shfletoni numrin festiv të gazetës “Illyria” kushtuar Ditës së Flamurit, 28 Nëntor 2017”

Read below or add a comment...

  1. Fado S.C. says:

    Butusi edhe si redactor,kryeradaktor dhe tani si botuse ka
    bere nje pun shume te mire Mediatrike,politike,patriotike
    e intelektuale per artin,kulture,sportin,shkencen per mbare
    boten shqiptar
    .
    Lajme te sakta,informim te shpejta per komunitetin.,
    publikun.
    Rendesi ka Jo vetem qe jep lajme po cka e bene me
    publicitet ka rubrika ne gjuhen angleze ,dhe reklama
    biznesi,cka ndihmojn ne plotsimin e aspiratave
    te publikut dashamires.
    Mos ‘perputhje ose pa saktesit ,si dha mendimet Jane
    pergjegjsi dhe e drejta te authorit.
    Gazeta eshte Kompozuare shume planesh,dimensionale,
    ,shoqerore,shkencore,politike,historike.ekonomike,arsimore.
    Urimet me te Mira redaksise
    gazetes ”I LLYRIA” per fastat e fund visit.
    Me kete raste?
    Pershendetje populln shqiptar ne Shqiperi,Kosov,luginen
    e Presheve ne maqedoni,mal zi,sanxhak,selanik,
    Janin-cameri,e kudo ndodhen ne diaspore.
    Pershendesim popullin e Qeverin e Shteteve te
    Bashkuera te Amrikes per miqesi ndihmen e pa
    Kursyer qe kan dhen per Shqiptaret .

    Fado S.C.

Comment

*