Imami shqiptar ligjëroi në New York për tolerancën fetare

Prishtinë, 10 nëntor 2017 – “Të bashkuar si një”. Ky ishte mesazhi i cili u dha në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Tompkinsville, ku u mblodhën të gjitha grupet fetare, si edhe policia e New Yorkut.

Në tubim morën pjesë udhëheqës e përfaqësues të Kishës Katolike, Kishës së parë Baptiste, Tempullit Hindu, Budistë e shumë përfaqësues të feve tjera.

Takimi u bë në xhami, ndërsa ceremoninë e hapi imami Tahir Kukaj.

“Ne të gjithë vijmë nga raca e besime të ndryshme, jemi të moshave të ndryshme dhe kemi identitete të ndryshme”, tha Kukaj, transmeton Koha. net.

Ai shtoi se të gjithë kanë diçka të përbashkët e kjo është qenia njerëzore.

“Të gjithë jemi të mirëpritur këtu, pa marrë parasysh çfarë fesh u përkasim. Ne jemi këtu për të ndërtuar një qytet sa më paqësor dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të forta brenda komunitetit. Pas kësaj do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, krah për krah, së bashku, si unitet”, shtoi ai.

Më pas, klasa e pestë e shkollës Miraj, recitoi Kuranin në gjuhën arabe dhe angleze, ndërsa peshkopi John O’Hara e lexoi një letër të shkruar nga kardinali Timothy Dolan.

Komandanti i policisë së New York-ut, Edward Delatorre, tha se është ndarë i kënaqur nga ky takim, ku secili prej pjesëmarrësve dha mesazhe për dashurinë, unitetin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit. (r.m.)

Imam Tahir Kukaj.

One Response to “Imami shqiptar ligjëroi në New York për tolerancën fetare”

Read below or add a comment...

  1. SHQIPTAR says:

    Nuk ka Imam Shqiptar, por ka Imam Musliman me prejardhje Shqiptare, sepse Islami nuk lejon kombe, dmth nuk lejon as kombin Shqiptar. Pra nuk ka asnje Shqiptar qe eshte Musliman dhe nuk ka asnje Musliman qe eshte Shqiptar.

    Prandaj ju ne kete gazete te nderuar mos perhapni dezinformata….kinse Imami Shqiptar paska fol dikun diqka.

    Imami Musliman ka fol diqka , dikun. …….keshtu duhet te jete INFORMATA.

Comment

*