Imami shqiptaro-amerikan hap me një lutje konferencën e përvitshme të NYPD-së

Imami shqiptaro-amerikan, Tahir Kukaj, duke bërë lutjen e hapjes së Mëngjesit vjetor të Bashkëpunimit me Komunitetet Fetare të Policisë së Nju Jorkut.
Aktiviteti edhe këtë vit është mbajtur në One Police Plaza, selia qendrore e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju Jorkut.
Policia e metropolit botëror ka vendosur një traditë të mirë bashkëpunimi me figura të njohur klerikësh të qytetit për të rritur sigurinë e tyre, për të nxitur dhe mbrojtur tolerancën ndërfetare si dhe për të luftuar terrorizmin e abuzimet në emër dhe kundër fesë.
Imam Kukaj është pjesëtar i shumë nismash dhe takimesh të këtij niveli dhe është nderuar shpesh nga udhëheqës politikë të qytetit, NYPD dhe organizata të tjera të rëndësishme të qytetit. (Ruben Avxhiu)

Comment

*