Imazhi i medias dixhitale

Më datë 8 mars “Dita Internacionale e Gruas”, Konsullata Franceze në New York, organizoi një pritje me gazetarë të medias së shkruar dhe asaj elektronike. Për të diskutuar rreth impaktit që transmeton media dixhitale tek femrat dhe shoqëria në tërësi Konsullja e Përgjithshme Zj. Anne-Claire Legendre ishte fokusuar në ngritjen e një paneli bashkëbisedues me gra e vajza intelektuale, aktiviste të lëvizjeve feministe.
Refererueset kryesorë të këtij paneli ishin themeluesja e “Feministes contre le cyberharcelement association” në Francë Ketsia Mutombo, Jacqueline Mabey , Co-Founder e “Art + Feminist” dhe Dr. Prof. e psikollogjisë për gruan dhe seksualitetin pranë Yale University Zj. Marianne LaFrance. Media dixhitale përveç përcjelljes së shpejtë të lajmit, në dhënie – marrje informacioni, veçanerisht nga gazetare femra, shpërndan njëherësh edhe rolin që ato luajnë në zhvillimin e shoqërisë e botës mbarë, por që njerëz të imponuar nga mungesa e duhur e kulturës, ndenjës së inferioritetit reagojnë padrejtësisht në mënyrë vulgare, të gabuar e fyese ndaj autoreve femra. Ndërkohë që angazhimi i femrës gazetare në këto fusha të rëndësishme mediatike duhet respektuar e suportuar nga të gjithë, pasi ato me përkushtim, kurajo e guxim hedhin dritë mbi fakte e ngjarje reale që mund të prekin interesa personale, korrupsionin, krimin, grupe shoqërore, politike e qeveritare.
Në panel gjithashtu u fol edhe mbi ngacmimet seksuale që kanë ndodhur në Hollivud, median elektronike amerikane, etj. “Eshtë për të ardhur keq u shpreh një zotëri, shtetas francezo – amerikan, që aktoret e famshme Brigitte Bardot dhe Katrine Denon nuk e mbështetën fushatën kundër ngacmimeve seksuale në SHBA” duke e quajtur atë qesharake dhe “hipokrizi”. E ftuar në këtë konferencë ishte edhe gazetarja dhe themeluesja e Organizatës së Gruas “Hope & Peace” Zj, Mimoza Dajçi. Sipas temave dhe pyetjeve trajtuar aty, përgjigjet e zonjave paneliste jepeshin shkurt, saktë dhe kompetence profesionale.
Në hollin kryesor të Konsullatës Franceze në New York, përveç flamujve francez, amerikan e këshillit të europës tërhiqte vëmendjen edhe një pllakatë e derdhur në bronx, dedikuar 5 shtetasve francezë, viktima të 11 shtatorit 2001 nga terrorizmi islamik në Manhattan
Takimi u moderua nga Konsullja, Zj. Anne-Claire Legendre, e cila në mbyllje ftoi të gjithë të pranishmit në një koktej shtruar enkas për Festën e Gruas. Korresp/H&P.

Mimoza Dajçi dhe konsullja e Përgjithshme Francës, në New York, Anne-Claire Legendre.

Comment

*