Imzot Brown, Nuncio i Papës në Shqipëri u prit ngrohtë në Kishën Zoja e Shkodrës, në Hartsdale, New York

Dom Pjetër Popaj, veprimtarë të njohur, e besimtarë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës,në Hartsdale, New York pritën ngrohtësisht për festën e Epiofanisë, Nuncin Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Charles John Brown, Kryeipeshkëv titullar i Akuilesë.
Papa Françesku e emëroi Imzot Charles John Brown, Nunc Apostolik në Shqipëri, më 9 mars të vitit 2017.
Imzot Charles John Brown, lindi në New York, më 13 tetor 1959. Kreu studimet e mëposhme akademike: Histori, pranë Universitetit të Notre Dame, Indiana (USA); Teologji, Universiteti i Oxfordit (Angli); Studime Mesjetare, Universiteti i Torontos (Kanada); Teologji Sakramentale, Universiteti i Shën Anselmit, Romë.
U shugurua meshtar më 13 maj 1989, në katedralen e Shën Patrikut, në New York, për Kryedioqezën e New York-ut. Nga viti 1989, deri në vitin 1991 ishte zëvendës-famullitar pranë famullisë së San Brendan, në lagjen e Bronx-it, New York.. Më 6 maj 2000, Imzot Charles John Brown u emërua Kapelan i Shenjtërisë së Tij, ndërsa në shtator 2009, Sekretar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar.
Nga viti 1994 është zyrtar i Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë.. Më 26 nëntor 2011 Papa Benedikti XVI e emëroi imzot Charles John Brown Nunc Apostolik në Irlandë. Me 09. 03. 2017, Papa Françesku e emëroi Imzot Charles John Brown Nunc Apostolik në Shqipëri, duke zëvendësuar imzot Ramiro Moliner Ingles. (Teksti bazuar nga Radio Vatikani/Fotografitë kortezi e faqes në Facebook, të Kishës Zoja e Shkodrës)

Comment

*