Imzot Mikel Sopi publikoi në Tiranë librin “Njeriu dhe demokracia”

Famullitari në Kishën Katolike të Kosovës, Dom Mikel Sopi përuroi në Tiranë librin “Njeriu dhe Demokracia”. Libri ndërthur teologjinë, debatin për shtetin e së drejtës, filozofinë klasike dhe lëmitë shoqërore. Autori Sopi ofron shembullin e ndërtimit të një shoqërie me vlera dhe këndvështrim të drejtë për fenë dhe njeriun. Studiuesit thanë se botimi i Dom Mikel Sopit përbën risi për letërsinë shqipe.

Shkrimi në dokumentacionin zyrtar të Kishës Katolike me ndërthurje të filozofisë, vetë teologjisë, historisë, ekonomisë si dhe të politikës u përmblodh në librin “Njeriu dhe Demokracia”.

Autori Imzot Mikel Sopi, famulltar në Kishën Katolike të Kosovës ndërthurr gjithashtu debatin për ligjin dhe shtetin e së drejtës në librin e tij. Izmot Sopi e përuroi librin në Tiranë të premten me përgëzimet e marra për paraqitjen e së resë në fushën studimore të letërsisë shqipe.

Megjithatë, Imzot Sopi nuk ka besim të madh se argumentimi dhe arsyetimi do të zënë vend ndër njerëz:

“Mu kujtua një thënie e shkrimtarit të madh judao-gjerman Franc Kafka: “Filloni me një punë të drejtë, jo me një punë të pranueshme”. Kur kam filluar të shkruaj librin kisha disa koncepte, “ta bëj këtë” apo “ta bëj atë”. Dhe, përfundimisht kur erdha të përqendrohem në këtë argument mendoja që ndoshta nuk e di sa do të jetë i pranueshëm. Megjithatë për mua është një kënaqësi që në ditën e sotme se, jo vetëm që është një argument i drejtë”.

Studiuesit Nevila Xhindi dhe Ardian Ndreca thanë se vepra e Imzot Sopit është më shumë se përmbledhje për lëmitë shoqërore me rëndësi në formimin njerëzor:

“Libri “Njeriu dhe demokracia” është një risi në botën e letrave shqiptare. Një ndërthurje e referencave të dokumentave zyrtare të kishës katolike, me një filozofi klasike, me punime të antropologëve, psikologëve, përfshirje të doktrinave sociale të kishës apo dhe të zhvillimit njerëzor deri te debati për ligjin dhe shtetin e së drejtës dhe deri te njeriu postmodern”.

“Një libër që përballet me një zbrazëti të studimeve në lëminë e doktrinës sociale të kishës katolike, krejtësisht e pajustifikueshme sepse ka një gjysëm shekulli që ka rënë komunizmi dhe një gjysëm shekulli që ka rifilluar jeta e kishës. Por, mesa duket është pritur një autori si Dom Mikel Sopi që me ndjeshmërinë e tij të thellë, me përgatitjen e tij të thellë, me zotërimin e tij të thellë interdishiplinar për ta plotësuar këtë kërkesë”.

Imzot Mikel Sopi ofron shembullin e ndërtimit të një shoqërie me vlera dhe këndvështrim të drejtë për fenë dhe njeriun.

Comment

*