In Memoriam: Dua Dauti Kadriu

Dua e dashur,

Ti ike, na le, por kurrë nuk do të largohesh nga zemrat tona. Kujtimi dhe malli për Ty, do të na përcjellë në çdo hap, duke të kujtuar si një Engjëll në tokë.

Engjëlli im,

Diellën dhe Alpin, do t’i rrisim dhe edukojmë ashtu që ta mbajnë kokën lart e ballëhapur, krenarë që Ty të patën Nënë. Do t’i shikosh nga lart me krenari, të premtoj! Do t’i mësojmë ta duan jetën, ashtu sic e deshe edhe Ti.

Jemi të bekuar dhe krenarë që të patëm. Përherë në zemrat dhe mendjet tona.

Të përkujtojmë me mall të thellë: Haliti, Diella, Alpi, dhe mbarë familja Kadriu e Dauti
nga Prishtina, Gjilani e Prizreni.

 

Gazeta ILLYRIA i shpreh ngushëllimet me të thella familjes Kadriu dhe Dauti!

Comment

*