INSTAT: Bie numri i lexuesve në biblioteka

Tiranë, 8 maj 2018 – Biblioteka Kombëtare gjatë tre muajve të parë të vitit 2018 u frekuentua 86% më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton Instituti i Statistikave, INSTAT.

Në bibliotekë gjen vende bosh, sepse frekuentimi i tyre ka rënë.

Por, jo kushdo që dëshiron të lexojë i drejtohet bibliotekës. Të rinjtë janë më shumë të prirur të lexojnë në internet.

Botuesit thonë se tri vitet e fundit fuqia blerëse ka rënë. Sipas tyre, kjo është reflektuar me rënie të tirazhit dhe titujve të rinj.

Instituti i Statistikave vë në dukje se tremujorin e parë të këtij viti në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar rreth 1800 botime, 62, 8% më pak se e njëjta periudhë e vitit të 2017-ës. Prej tyre, 340 tituj janë të rinj me 1400 ekzemplarë, raporton ABCNews. (r.m.)

Comment

*