INSTAT: Eksportet e Shqipërisë në Kosovë u rritën me 36,9 për qind

Instituti i Statistikës (INSTAT) raporton se pavarësisht prirjes me rritje të përmuajshme, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë janë nën mundësitë e të dy vendeve

Denion Ndrenika

Kosova është shteti i dytë pas Spanjës ku Shqipëria ka rritjen më të madhe të eksporteve për muajin korrik.

Sipas raportit për Tregtinë e Jashtme të Institutit të Statistikës, INSTAT eksportet Shqipëri-Kosovë u rritën me 36.9 për qind në korrik 2017 krahasuar me korrikun 2016.

Në periudhën krahasimore janar-korrik 2017 me 2016, u shënua rritje e eksporteve me Kosovën me 24,8 për qind.

Ndërkaq, importet nga Kosova në Shqipëri kapën vlerën 692 milionë lekë nga 492 milionë lekë të korrikut 2016. INSTAT vëren se pavarësisht prirjes me rritje të përmujashme, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë janë nën mundësitë e të dy vendeve.

Sipas raportit të Institutit të Statistikës rritja e eksporteve nga Shqipëria në Kosovë u rrit në janar-korrik 2017 krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2016 me 11,8 miliardë lekë.

Dhënë me shifra monetare, në korrik 2017 eksportet nga Shqipëria në Kosovë mbërritën 1,9 miliardë lekë nga 1,3 miliardë të korrikut 2016.

Një Euro sipas Bankës së Shqipërisë këmbehet me 132,37 lekë.

Ndërkohë që biznesi nga Kosova vëren nënçmim për disa prodhime të Kosovës në Shqipëri, verërat, miell, djath, patate, qumësht, birrë.

Më shumë se 900 biznese veprojnë nga Shqipëria në Kosovë dhe thuajse 600 nga Kosova në Shqipëri.

Eksportet në KS

Korrik 2016 – rreth 1.3 miliardë lekë
Korrik 2017 – rreth 1.9 miliardë lekë
Janar 2016 – 9.2 miliardë lekë
Janar-Korrik 2017 – 11.8 miliardë lekë

Importet nga KS

Korrik 2016 – 492 milionë lekë
Korrik 2017 – 692 milionë lekë
Janar-Korrik 2016 – 3.1 miliardë lekë
Janar Korrik 2017 – 4.5 miliardë lekë

 

 

Comment

*