INSTAT: Tremujori i dytë i 2017 rritje prej 4,06%

INSTAT ka publikuar raportin e PBB në tremujorin e dytë të vitit 2017, i cili vlerësohet me rritje prej 4,06%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2016.

Kontributin kryesor në këtë rritje sipas INSTAT e kanë dhënë degët: Ndërtimi me +1,84 pikë përqindje, Industria, Energjia dhe Uji me +0,69 pikë përqindje, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,52 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,43 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,27 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,16 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,05 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me +0,05 pikë përqindje.

Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Shërbimet e tjera me -0,11 pikë përqindje dhe Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,13 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,29 pikë përqindje.Shqiptarja.com

Comment

*