Irinej: Kosova është dhe do të mbetet Jerusalem i Serbisë

Beograd, 3 janar 2017 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur provokues se Kosova është tokë e shenjtë e serbëve.

Patriarku Irinej, siç bën në prag të të gjitha festave fetare e kombëtare serbe, duke uruar bashkëkombësit serbë në prag të festës së Krishlindjes ortodokse, ka thënë se Kosova është “Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë”.

“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”, ka thënë Patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.

“Ne, lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilin Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”, citon FoNet kumtesën e Kishës Ortodokse Serbe.

Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë, transmeton Koha.net. (r.m.)

2 Responses to “Irinej: Kosova është dhe do të mbetet Jerusalem i Serbisë”

Read below or add a comment...

  1. Sejdi Veseli says:

    As që duhet pritur, as edhe një deklaratë e arsyeshme nga ky Irinej (Miroslav Gavrilović), kur dihet se ishte dhe mbetet njëri propaganduesve më ekstrem i hegjemonizmit shovinizmit serbomadh. Aq më tepër kur dihet se ishte edhe pjesë e ekipit për përpilimin e Memorandumit famëkeq, nga e ashtuquajtura Kisha “ortodokse” shën-saviane serbijane.
    Do të ishte një veprim vetëmashtrues, sidomos për ne shqiptarët, nëse do prisnim ndonjë deklaratë të njerëzishme nga luftënxitësi serbo-çetnik, siç është Irinej (Miroslav Gavrilović). Ky maskohet së koti, duke u mbuluar me veladonin të kinse një kleriku të lartë të “ortodoks” shën-savian, pasi që dihet botërisht, se ishte dhe mbetet një pjesëtarë i rendit të parë të korit të atyre kriminelëve, të cilët strehonin sivëllezërit e tyre, hordhitë paramilitare nëpër objektet e kultit, dhe që i bekonin me tymin e temjanit, para se ato të hidheshin në veprime plaçkitjeje, djegëje, përdhunuese dhe masakruese nëpër vendbanimet me popullatë, kroate, boshnjake dhe shqiptare!

  2. Fatbardh S.C. says:

    Ky fare idhulli fetari patriarku- orthodokso shoviniste i
    Sherben I racizmit sllaven serbo orthodox
    ,per sundim perandorise orthodokse
    nuke shef,nuk lexon nga Kane Ardhur serbet
    dhe cur kane ardhure ne Balkans??????.
    ktij orthodoksi k ka ngalur ora ne msjete.
    Kush Ishtin -”dardanet ” e c’far gjuhe flsnin
    a ka administrate kasha orthodox ???
    Shifni gazeten ”New York time” qe those
    gjuha shqipe -shqipja die gjuha e Armene
    Jane ”gjhuhet” me te ”vjetra” nebote ,,,.

    Patriarku orthodox nuke e dine qe kultet
    fetare ne Kosovo Jane Para se te vine sorbet
    ne Balkans, ne shekullin e VII AC e me vone .
    A nuke qe perandori kostandin qe lejoj Fene
    Krishtiane te lire…??
    Po a Ishtd nga Nishi I arberies konstandini??
    Irinoi te lexojne arkeologjin,ajo those: objectetet
    dhe kultetet kishtre ne kosovd Jane te shekullit
    IV B.C.shekukj para ere sere( b,c). Po I shenojm PARA
    ERES RE B.C.BIFOR CHRIST.
    Ju KEINI vjedh,modifikuar,pervetsuar culture e kulte
    te Dardanise e cila ka qene mbreteri qysh ne
    shekullin IV Para eres re,B.C.
    Orthodox te kishes Serb shifni historin se ju
    ka humeb rruga ne oborr te shtepise .

Comment

*