Ish-kapiteni i përfaqësueses së Serbisë mund të luajë për Kosovën

Beograd, 25 prill 2018 – Futbollisti i talentuar e shumë me perspektivë, Arton Zekaj, ish-kapiten i përfaqësueses së të rinjëve të Serbisë, mund të veshë së shpejti fanellën e shtetit të Kosovës.

18 vjeçari Zekaj, i cili luan në pozitën e mesfushorit, ka konfirmuar se nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ma marrë ftesë që të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës.

“Ftesa ka mbërri, por duhet të mendoj mirë para se të vendosi. Ende s’kam vendosur”, i ka thënë Zekaj, 18 vjeç, gazetës “Blic” të Beogradit.

I pyetur nëse ka frikë nga reagimet në Serbi, në vendin ku ka lindur, Zekaj ka thënë se nuk beson se do të pritet me reagime negative. Ai ka lënë të kuptohet se më me dëshirë do të huante për përfaqësuesen A të Serbisë.

“Jo, nuk ma thotë mendja të kem probleme. Kjo varet nga shumë rrethana. Unë jam i lindur në Sombor, kam pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin dhe për kategoritë e reja të Serbisë, dhe kam qenë kapiten i tyre. Ta dini, sikur të dija se në të ardhmen do të kem ftesë për përfaqësuesen tonë A, do të mbetesha me fanellën e ‘shqiponjave’”, citon gazeta Zekajn.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka konfirmuar interesimin që Zekaj të loajë për përfaqësuesen e Kosovës.

“Ne kemi treguar interesim të madh që anëtari i përfaqësueses së të rinjve të Serbisë të paraqitet në përfaqësuesen e Kosovës. I njohim mirë cilësitë e tij dhe shpresojmë se në fund çdo gjë do të dalë mirë. Ai në fund vendos vetë, pastaj, si për të gjithë lojtarët, pason procedura e lidhur me kërkesën FIFA-s dhe shpresojmë për leje përfundimtare. Shpresoj të mos ketë kurrfarë problemesh, ai është me origjinë nga Kosova, ndërsa ardhja e tij do të ishte shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Vokrri.

Aktualisht Zekaj është anëtar i “Sopotit” dhe lojtari më i mirë ligës së tretë të Serbisë. (r.m.)

Comment

*