Ish-konsulli i Shqipërisë në New York, Dritan Mishto, zgjidhet kryetar i Vatrës

Nga Beqir Sina

BRONX NY : Federata Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, mbajti dje Kuvendin, i cili filloi punimet të Shtunën me 10 Qershor 2017, në njerin prej auditoreve te kolegjit “Manhattan College”, në qytetin e Bronxit – Nju Jork –

Hapja e Kuvendit të Federatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, u bë sipas traditës vatrane nëpërmjet një përshëndetje të posaçme drejtuar këtij Kuvendi – nga anëtari më i vjetër prezent- kryetari i mëparë Dr. Gjon Buçaj, i cili me këtë rast, ka përshendetur Kryetarin e Nderit, të kësaj shoqërie të madhe shqiptare, në diasporë, zotin Agim Karagjozi, i cili, para 10 viteve është tërhequr për arsye të forta shëndetësore.

Zoti Agim Karagjozi, gjithashtu është shpallur Kryetar Nderi i Përjetshëm i Vatrës, titull, që deri tani i është dhënë vetëm të ndjerit Anthony Athanas.

Në këtë Kuvend, i cili përkon edhe me zgjedhjen e Kryetarit të ri, u shënua edhe 105 vjetori i themelmit të Vatres.

Në Kuvendin e Vatrës, morën pjesë dhjetëra delegatë e mysafirë të nderuar dashamirë të Vatrës, nga Nju Jorku dhe zona e “Tri Shteteve”, Detroiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni, Toronto (Kanada) e të tjerë.

Simbas , procedures së këtij Kuvendi mbas zgjedhjes së Komisionit prej tre veta, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua zoti Amir Zotaj, (kryetar i degës Washington) sekretar të Kuvendit u zgjodhën Adriatik Spahiu dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së shoqatës VATRA, duke verefikuar mandatet e delegatve.

Pas këndimit të Himneve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë, nga këngëtari Frederik Ndoci, dhe shoqërimin e tij nga të gjithë pjesëmarrësit, kryetari i Kuvendit të Vatrës, Armin Zotaj, kërkoi të mbahet një minutë zi, për të nderuar të gjitha ata që ranë për kombin shqiptar .

Kuvendi më pastaj nisi me një ceremoni rasti, me nderimin më të lart të Vatrës në 105 vjetorin e saj duke nderuar tre vëllezërit shqiptaro amerikan, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi.

Kryetari i Vatrës Dr Gjon Bucaj, tha se është në nderin e Vatrës, që me këtë rast të nderohet edhe Epopeja e UÇK-së, dhe me “Çertifikatën e Mirënjohjes” të bëhet një nderim i veçantë edhe për tre vëllezërit Bytyqi që ishin Ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku nga SHBA, dhe shkuan e luftuan për çlirimin e Kosovës.

Ndërkohë, familja Bytyqi, mes emocioneve të papërshkrueshme, duke marrë çertifikatën e “Mirënjohjes së Vatres”në emër të familjes , foli babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi – i cili ka uruar me këtë rast, punë të mbarë këtij Kuvendi, duke thënë se :’ Vatra ishte adresa e vetme që u drejtuan shqiptarët, prej kolonive të para dhe ishte institucioni i vetëm i shqiptarë në botë, që mbajti gjallë frymën tonë kombëtare, me Nolin në krye”

Ai, më pas falenderoi në emër të tij, dhe familjes të gjithë të pranishmit, duke e vlerësur nderimin e Vatrës, “së kolosve të kombit Shqiptar, – Nolit e Konices, duke i nderuar këta dy kolos, me të gjithë pjesëmarrësit me një minut heshtje”.

Babai i tre vëllezërve dëshmorë, Ahmet Bytyqi, në fund ka përshëndetur me urimin për nji Shqipëri Etnike.

Tre djemtë e tij, të tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, përkatësisht të batalionit “Atlantiku” i përbërë nga djem e vajza shqiptarë, që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët në vitin 1999 ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në fund të muajit korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar nga forcat serbe nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë, dhe janë egzekutuar barbarishtë nga policia serbe. Trupat e tyre janë gjetur në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, mbas përfundimit të luftës.

Simbas procedures, Kuvendi më pas nisi punën, dhe i përfundojë punimet e saj brenda ditës me zgjedhjen e kryetarit të ri, të Vatrës mbas dhënjes së “dorëheqjes” së kryetarit dhe kryesisë, dhe votimeve të fshehta.

Numri i delegatëve i përcaktuar në raportin 1 delegat për 10 vatranë, të cilët kanë qenë anëtarë të rregullt në fund votuan me votë të fshehtë për kryetarin e ri, i cili pas zgjedhjes së tij, kërkoi Kuvendit të Vatrës dy ditë kohë, për të zgjedhur, strukturat e kryesinë e Vatrës, dhe postet drejtuese në mandatin dy vjeçar.

Kryetari u zgjodh me 48 vota, në një votim që nisi mes shumë debateve të forta, nga delagatët dhe Kryetarit të Kuvendit, për mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të ri, duke kërkuar dhe ndryshimin e Nyjes së Statutores së Vatrës, e cila u ndryshua me shumicë votash, duke zgjedhur zotin Dritan Mishto, ndërkohë, që “kundërshtari” i tij, Prof. Mithat Gashi, mori 22 vota dhe urojë përzemërsisht kryetarin e ri .

Dy vota u tha se dolën të pavlefshme.

Kryetari në “largim” Dr. Gjon Buçaj, mbasi urojë Mirëseardhjen të pranishmeve, iu drejtua mysafirëve dhe delegatëve, duke urua me kete rast punë të mbarë Kuvendit të Vatrës.

Ai mbajti Raportin dy vjeçar, dhe deklaroi zyrtarisht dorëheqjen e udhëheqësisë së Kryesisës së Vatrës.

Më pas Zotaj, ftoi për përshëndetje të shkurtëra disa prej mysafirëve

Seanca e Dytë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi me Raportin mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari, z. Marjan Cubi. Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, dr. N. Kaliçi, u lexua nga Kaltrina Hoti. Kurse, Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foudation”, nga prof. Mithat Gashi

Raporti tjetër ishte i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca.

Kuvendi ka vijuar me diskutimet, pyetjet dhe propozimet nga Kryetarët e Degëve të Vatrës – të cilët folën gjithashtu mbi aktivitetet e degëve: dhe, cilat ishin arritjet e degës se tyre, gjatë vitit që shkoi dhe cilat janë objektivat e degës deri në kuvendin e ardhshëm, folën me rradhë:

Dega Washington DC, z. Armin Zotaj
Dega Michigan, z. Mondi Rakaj
Dega South Florida, z. Kolec Ndoja
Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu
Dega Tampa, Fl., z. Tasim Ruko
Dega Orlando, Fl. znj. Florisiana Ahmetaj-Metollari
Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha
Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani
Dega Newburgh, NY, dr. Nexhat Kalici
Dega Toronto, Canada z. Tony Sufaj
Dega Hartford, CT, z. Nesim Muçollari
Dega Boston, MA, z. Adnand Mlika
Dega Worcester, MA, z. John Lito

Në mbyllje të punës së Kuvendit të Vatrës u shtrua një darkë për pjesëmarrsit , darkë e cila mes një solemniteti i dha çmimin më të lartë të Vatrës “Çmimi i Meritës – Award of Merit” z. Marijan Cubi, Kujtim Qafa, dhe të tjerë.

Dritan Mishto 19093085_1518776928187222_314862557095296745_o 19024995_1518776494853932_1374287170602794081_o 19030372_1518761401522108_5511330892655571348_n 19055044_1518775851520663_6667729213604536700_o Belliu 19023423_1518756068189308_7538277480405946178_o 19023353_1518756021522646_1923853012600496679_o 19055368_1518755841522664_3941389862634541308_o 19023489_1518755764856005_3896935961097224175_o 19095544_1518755361522712_6365959009403294540_o 18953605_1518755668189348_1392212065901530511_o 19092917_1518754388189476_1025177014157415005_o 19023513_1518754381522810_8491996044692981464_o 18766846_1518753751522873_2871621473823766240_o 18954782_1518753574856224_29643740317328163_o 19055610_1518753498189565_3952567364057956841_o 18954869_1518753341522914_8459024116656757727_o

6 Responses to “Ish-konsulli i Shqipërisë në New York, Dritan Mishto, zgjidhet kryetar i Vatrës”

Read below or add a comment...

  1. Enkeleda Yllku says:

    U perfol qe Kuvendi i Vatres kishte manipulim, sepse kryetari i zgjedhur kishte deklartuar qe kishte gjashte vjet antaresi ne degen e Vatres ne Michigan.
    Mithat Gashi piblikisht kishte shprehur shqetesimin e tij mbi sinqeritetin e Dritan Mishtos, dhe kishte shprehur rezerva per bashkepunimin e tij me Mishton.
    Nje nga themeluesit e deges se Michigan dhe pjese e kryesise se saj na njoftoi qe Dritan Mishto nuk ka qene antar per gjashte vjet.

  2. Petrit Mane says:

    Me kete kryetar, Vatra qenka bere vegel e PDs. Ja Partia Demokratike ka manipuluar edhe ne Vater.
    Turp.
    Din te na thote kush cfare veprimtarie ka ne Vater Dritan Mishto?

  3. Turp says:

    R.I.P. Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”.Lindi si nje organizate antikomuniste dhe luftetare e epur per nje Shqiperi demokratike dhe vdiq me date 12 qershor 2017.Kryetari i zgjedhur a kerkoi falje per krimet qe ka beri i ati i tij shoku Petraq Mishto,ish hetues ne kohen Enverit.A kerkoi falje per dhunen e ushtruar ne biruca nga ana e te atit shokut Petraq ky kryetari i ri.Po per denimet egzemplare qe kerkonte per njerezit si reaksionar apo agjente te regjur te CIA-as etj etj.A kerkoi falje per sa e sa jete te marra padrejtesisht thjesht e vetem per te mbrojtur parimet e komunizmit dhe vijen e drejte te Partise.Sa familje i denoi padrejtesisht,i ndau dhe i persekutoi me nenin e famshem 55. Prandaj sot bertas me te madhe se bijte e komunisteve ishin , jane dhe do te jene ne krye te gjithckaje. Keto vetem sa kane ndryshuar ngjyren.Tani ka ngel qe president nderi te vendosni te birin e Arianit Celes por te pakten te dale publikisht e te kerkoje falje per krimet e te atit ne kohen e komunizmit.I perjetshem qofte kujtimi i organizates demokratike antikomuniste Vatra.

  4. Bardha Hyseni says:

    Ime moter mori pjese ne kete Kuvend. Me tregoi qe kane qene delegate persona qe nuk kane as nji vit ne Vater. Gjithashtu, menyra se si ishin zgjedhur delegatet ishte bere pa rregull.

  5. Luan Cami says:

    mbas disa te pranishmeve, Dritan Mishto genjeu. Tha se kishte 5 vjet antaresi per te plotesuar kriteret per kryetar te Vatres. Ky nuk ka qene asnje dite antare i deges se Vatres ne Michigan. E di sepse une kam qene antare vete.

    Dritan Mishto ka qene student ne Libi per tu bere imam, ka punuar per Edi Ramen per nje kohe, dhe i conte informata Sali Berishes. Akuzohet qe eshte bere vegel e Janullatos. Tash paska mashtruar vatranet. Eshte njeri i pa cipe. Ndoshta multi agjent

  6. Halil Teodori says:

    Fatkeqesi qe vatra e Nolit te madh eshte katandisur ne nje mejhane ku serviret vetem gjelle malokesh injorante dhe militante te PD ja dhe tani vetem Dritan Hajdut Mishto kishte ngelur pa futur turinjte turp!!!

Comment

*