Ish-kryeministri kroat detyrohet t’i kthejë 2.3 milionë euro që mori ryshfet

Zagreb, 7 prill 2017 – Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është dënuar sot (e premte) me katër vjet e gjysmë burgim, për shkak se e kishte keqpërdorur pozitën në vitin e 2009.

Sanader i kishte ndihmuar deputetit të Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), Stjepan Fioliqit, që me çmim të fryrë ta shesë ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal në Zagreb, njofton gazeta kroate “Jutarnji List”

Ndërtesa ishte paguar 2 milionë euro më shumë se sa çmimi real i saj. Fioliqi ka deklaruar se ai i ka paguar ryshfet 2.3 euro.

Meqë dënimi është më i ulët se 5 vjet, Sanader do ta presë në liri aktgjykimin fuqiplotë të gjykatës, por do të jetë i detyruar t’i kthejë shtetit 2,3 milionë euro.

Sipas Sanaderit, aktgjykimi është i bazuar në rrëfime të rreme të dëshmitarëve. (r.m.)

Comment

*