Ish ministrja Reshitaj u largua për shkak të një tenderi për Brezovicën

Prishtinë, 12 gusht 2018 – Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kodoven e Re (AKR), tradicionalisht përballet me largimin e zëvendëspresidentëve. Prej themelimit të partisë, këtë pozitë e kanë braktisur gjashtë figura të rëndësishme të partisë. Nga kjo pozitë nga AKR-ja janë larguar: Mimoza Kusari, Dardan Gashi, Ibrahim Gashi, Ibrahim Makolli, Korab Sejdiu dhe, e fundit, Albena Reshitaj.

Kjo e fundit është emëruar këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ender pa u pranuar formalisht dorëheqja e saj nga pozita e ministres së Ambientit e Planifikimit Hapësinor.

Burime të gazetës “Express” kanë treguar se Reshitaj u largua nga pozita e ministres për shkak se ajo nuk është pajtuar të nënshkruajë një tender për Brezovicën, në të cilin ishin të përfshirë Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.

Sipas burimeve, në gjithë këtë histori, Reshitajt i ishte incizuar një bisedë që kishte pasur me Agim Bahtirin, për disa projekte për Mitrovicën.

Albena Reshitaj, në njoftimin e dorëheqjes nga pozita e ministres, ka thënë se këtë po e bënte për arsye personale.

Deri më sot, ajo nuk ka pranuar të flasë  për arsyet e dorëheqjes.

Burime të Express kanë thënë se Ramush Haradinaj është i informuar për problemet që ka pasur Reshtiaj dhe se i ka sugjeruar asaj të raportojë për të gjitha detajet në Prokurori. (r.m.)

Comment

*