ISIS-i kërkon lirimin e egjiptianes në këmbim të jetës së pengut kroat

Ushtarët e ISIS-it kanë dhënë ultimatum që brenda 48 orëve të lihet e lirë vajza egjiptiane, ose do t’i presin kokën kroatit Tomislav Salokap

Ambra Xhunga

Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ose Levantit, ISIAS/ISIL), kërcënon me vrasjen e personit që ka marrë peng nëse nuk lirohet e një vajzë egjiptiane e burgosur në Egjipt.

ISIS tha se nëse nuk lihet e lirë vajza egjiptiane, shtetatis kroat që ka marrë peng, do të ekzekutohet.

Organizata terroriste e bëri kërcënimin në një video të publikuar në orët e para të mëngjesit, ku kërkohet këmbimi i lirisë së vajzës me jetën e kroatit Tomislav Salokap.

Ushtarët e ISIS-it kanë dhënë ultimatum që brenda 48 orëve të lihet e lirë vajza egjiptiane, ose në të kundërt do t’i presin kokën kroatit Tomislav Salokap.

Vajza egjiptiane është e burgosur në një burg në vendin e saj, por nuk ka detaje për emrin, veprën e kryer apo dënimin që vuan.

Comment

*