Ivanov: Zgjedhjet e reja, një nga opsionet për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Shkup, 20 mars 2017 – Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në një intervistë për gazetën hungareze “Magjar Hirlap”, ka deklaruar se një nga zgjidhjet për tejkalimin e krizës politike në vend janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Alsat-m.

Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen edhe për temat të cilat u imponuan në periudhën pas-zgjedhore.

Kjo është hera e parë që Ivanov i përmend zgjedhjet e reja si opsion për zgjidhjen e krizës vned, sikurse kërkon vazhdimisht VMRO-DPMNE-ja.

Ivanov ka konfirmuar se hedhja e platformës së partive politike shqiptare është kusht për mandatimin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

“Si President, nuk mund të lejoj dhe nuk do të lejoj që dikush të tregtojë me Kushtetutën dhe me interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luajë me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Ivanov. (r.m.)

Comment

*