Izet Curri fitues i çmimit “Inspirational Visionary Award 2018”

Lubjanë, 16 tetor 2018 – Dizajneri i njohur shqiptar, Izet Curri, i cili ka një karrierë të pasur në fushën e dizajnit të veshjeve,  është nderuar me çmimin “Inspirational Visionary Award 2018”, në Slloveni.

Ky çmimi ndahet nga “Zavod Big” për njerëzit që e pasurojnë dhe e frymëzojnë botën kreative, që zgjerojnë kufijtë e dizajnit dhe ndihmojnë në nxitjen e mjedisit krijues në rajonin e Evropës Juglindore, shkruan KultPlus.

Krijimtaria e tye përbën një kontribut të rëndësishëm për dizajnin në rajon. Duke iu falënderuar atyre dizajni i Evropës Juglindore është vendosur në hartën e arritjeve më të mëdha në fushën e dizajnit.

“Ne të gjithë jemi të tronditur emocionalisht dhe thellësisht të ndikuar nga puna krijuese e këtyre liderëve vizionarë që ndezin pasionet tona dhe na orientojnë në drejtimin e duhur për të nxjerrë më të mirën nga vetja”, thuhet në njoftimin për ndarjen e çmimit.

Izet Curri, një stilist i mahnitshëm, një dizajner kostumesh dhe një ligjërues me një karrierë 37 vjeçare në Akademinë e Masterit Francais, pas karrierës së tij të shkëlqyer në Paris, ka krijuar edhe dy shkolla, një në Kosovë dhe një në Shkup: “Design Factory” dhe ” Instituti Ndërkombëtar i Dizajnit të Modës “Izet Curri”

“Ai do të dëshironte të ndryshonte kushtet në industrinë e modës së kësaj pjesë të Ballkanit. Ai mendon se është e turpshme që vendet me potencial e dhe me shumë talent nuk janë në gjendje ta zbulojnë kapacitetin e talentëve që kanë. Ai mendon se në Evropën Juglindore ka industri, por nuk ka modë. Prandaj, ndikimi i modës buron gjithmonë nga vendet më të fuqishme si Franca, Italia ose Anglia. (r.m.)

Comment

*