Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit

Nuk vonon dhe menjëherë pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia nis procedurat për rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Në një prononcim për median, avokati i Izet Haxhisë, tha: Jemi për të studiuar aktet e para. Pretendimi jonë është të rihapet dosja nga e para. Pasi hetimi dhe gjykimi i klientit tim për ngjarjen e 12 shtatorit është bërë në mungesë.

Avokati Fran Dashi nuk dha sqarime nëse Haxhia do të paraqesë prova  të reja që do të mundësonin rihapjen e çështjes apo do mbështeste kërkesën vetëm në momentin procedurial të gjykimit në mungesë.

“Eshte shpejt të flasim”

Izet Haxhia, ish truproja e ish kryeministrit Sali Berisha u ekstradua dje nga Turqia.  Aktualisht ndodhet  në ambientet e burgut 302.

Ai kthehet në Tiranë 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998 por vetë Izet Haxhia nuk e ka pranuar asnjëherë pjesëmarrjen në vrasje.

Së bashku me të u dënuan dhe kanë kryer dënimin vëllezërit Ismet dhe Isamedin Haxhia, ndërsa Jaho Mulosmani i cili sipas gjykatës ka qenë ekzekutori i krimit, vuan dënimin e burgut përjetë.

Dje në intervistë me gazetarin Artur Zheji në “360grade” në Ora News Berisha tha se Rama i kishte premtuar Izet Haxhisë hapjen e çështjes dhe e komentoi ekstradimin e tij si një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. 

Nga ana e tij kryeministri Rama tha se çështja e Izet Haxhisë është një çështje që nuk i përket atij, por është mes Saliut dhe ish-truprojës së tij.OraNews

Comment

*