Ja historia e panjohur e 3 mijë e 308 shqiptarëve të Ukrainës

Për arbëreshët e Ukrainës, traditën e tyre dhe përpjekjet që kanë bërë në ruajtjen e gjuhës shqipe, dihet shumë më pak se për arbëreshët e Italisë, Greqisë apo Kroacisë.

Por albanologu i shquar Aleksandër Novik është i lidhur prej vitesh me historinë e arbëreshëve që kanë ikur rreth 6 shekuj më parë në Bullgari dhe para 200 vjetësh janë shpërgulur në disa fshatra të Ukrainës.

Novik ka befasuar akademikët shqiptarë tre vjet më parë, kur deklaroi  se arkeologët kanë gjetur artefaktet me mbishkrime në Alfabetin e Elbasanit të shekullit të 17-të në fshatin Margaritovo të Ukrainës. Lajmi ekskluziv u dha në Seminarin e 34-të Ndërkombëtar të Prishtinës për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqipe dhe u publikua në Shqiptarja.com më 21 gusht 2015. (http://shqiptarja.com/kulture/2730/ukraine-zbulohet-alfabeti-400-vjecar-i-elbasanit-311058.html).

Ndërsa para një jave, Novik erdhi në Tiranë me zbulime të reja për shqiptarët e Ukrainës. I ftuar në Akademinë e Shkencave në një sesion shkencor, Novik ka zbuluar para botës akademike shqiptare të dhëna të rëndësishme për mbi 3 mijë shqiptarët e Ukrainës. Një pasuri e madhe kulturore dhe gjuhësore vjen e plotë në studimet e albanologut të shquar ukrainas, ndërsa një pjesë e kësaj trashëgime, botohet për herë të parë në “Shqiptarja.com”.

Comment

*