Ja Pasaporta-shtetësia greke e mbesës së Hasan Prishtinës

Arben LLALLA

Në një intervistë në 23 Janar 2016, për portalin arbresh.info, Mehmet Prishtina pinjoll i familjes së Hasan Prsihtinës sjellë të dhëna interesante për ish-kryeministrin Hasan Bej Prishtina si dhe për pasurinë e tyre në Selanik, shtetësinë greke nipit Omerit dhe vajza e tij, Elma Omer Prishtina.

Elma Prishtina ishte vajza e Omer Prishtinës djali i Ahmet Prishtinës, vëllait të Hasan Prishtinës. Dihet se Hasan Prishtina përveç se ka qenë një intelektual, filozof, jurist dhe një veprimtar i madh i çështjes kombëtare, themelues i Pavarësisë së Shqipërisë, ai ishte edhe një bizemen i suksesshëm. Familja e tij e hershme nuk kanë pasur titull bejlerësh, pra nuk kanë qenë të pasur por niveli i shkollimit të tij dhe pozicioni në administratën e perandorisë osmane, bëri që të merte pjesë në ndërtimin e hekurudhës Shkup-Selanik, në ndërtimin e hekurudhës Shkup-Mitrovicë. Hasan Prishtina ka furnizuar me ushqime garnizonet të ndryshme të Perandorisë Osmane deri në Egjipt. Duke u marrë me biznese familja Prishtina ka pasur prona në Tiranë, në Stamboll dhe Selanik. Duke gëzuar edhe shtetësi të disa vendeve midis tyre edhe shtetësinë shqiptare. Elma Prishtina mori së bashku me Omer Prishtinën në vitin 1913 nënshtetësinë greke sipas marrëveshjes dhe Traktatit të Athinës.

            Lufta italo-greke Omer dhe Elma Prishtinën i gjeti në Tiranë, dhe pas mbarimit të luftës më 1945, ata mbetën në Shqipërisë pasi kufiri greko-shqiptar ishte i mbyllur dhe nuk mund të riktheheshin në Selanik ku kishin shtëpinë dhe prona të tjera të cilat mbetën të konservuara me Ligjin të Mbretërisë greke të nëntorit 1940, dekreti me numër 2636/40.

Elma Omer Prishtina vdiq më 22 Korrik 1975, e pa martuar, u varros në Tiranë ashtu si babai i saj Omeri.

 


 

 

 

One Response to “Ja Pasaporta-shtetësia greke e mbesës së Hasan Prishtinës”

Read below or add a comment...

  1. Shpend BERISHA says:

    Informim per lexuesit

    z.Arben LLALLA Mehmet Aliuka iquajtur tani Mehmet Prishtina nuk eshte pinjoll i familjes se HASAN PRISHTINES lexo librin Hasan Prishtina vlere sublime e kombit shkruar nga prof.Dr.Muhamet Pirraku studius dhe historian i mirfillte i gjenealogjise se HASAN PRISHTINES si dhe librin NJE SHKURTIM KUJTIMESH MBI KRYENGRITJEN E VITIT 1912 te shkruar nga vet HASAN PRISHTINA ne te cilen shkruan per prejardhjen e tij.
    Varri i katragjyshit dhe pestagjyshit te HASAN PRISHTINES gjendet ne fshatin POLAC tek varrezat e VELIQEVE(BERISHEVE)-Varri i ALI ABDULLAH BERISHES. Ne MITROVICE deri vone jetoi HAKAN BERISHA nip i ZEJNULLAH BEGUT i cili la pas vete djemet AFRIM dhe AGRON BERISHEN kta jane pinjolle te HASAN PRISHTINES,VELIQET e POLACIT,MANXHOLLET E MIKUSHNICES(Familjet e RIZAH MANGJOLLIT,SHERIF MANGJOLLIT dhe ARIF MANGJOLLIT) si dhe VELIQET e POLLUZHES.

    Me respekt:
    Shpend BERISHA (

Comment

*