Japonia, me Ministër të Vetmisë

Photo: Richard Schneider
Shibuya Crossing at Night // Tokyo, JapanAttribution-NonCommercial 2.0 Generic (CC BY-NC 2.0): https://creativecommons.org/licenses/by-nc/2.0/
https://www.flickr.com/photos/picturecorrect/14179190962

Vendimi është marrë për shkak të rritjes së madhe të numrit të vetëvrasjeve në vend.

 

Nga Ruben Avxhiu

Japonia është një nga vendet më të zhvilluara të botës por ka një numër shumë të madh njerëzish që jetojnë të vetmuar e të shkëputur tërësisht nga shoqëria.

Jo më kot, në vitet e fundit, janë bërë përpjekje të mëdha për të gjetur zgjidhje, që të të vetmuarit të mbijetojnë psikologjikisht. Janë shpikur dhe shiten robotë që të bëjnë “shoqëri”. Ka një numër në rritje “miqsh me pagesë”, ku dikush paguhet vetëm që të të bëjë pak shoqëri, pak bisedë.

Pandemia e ka bërë edhe më të vështirë këtë dukuri. Një statistikë interesante tregon se vetëm në tetor 2020, në Japoni pati 1,765 vdekje nga virusi COVID-19, por 2,153 vetëvrasje.

Në të kaluarën ishin kryesisht burrat ata që vrisnin veten, mirëpo në dy vitet e fundit është vënë re një rritje 70% të vetëvrasjeve nga gratë.

Mendohet se ministri i Vetmisë mund të krijojë disa programe qeveritare për të gjetur zgjidhje për këtë plagë sociale.

Poste të ngjashme me ministrin e Vetmisë janë krijuar më parë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa Australia është duke e diskutuar si mundësi.

 

Comment

*