“Java Shqiptare e Modës” në Nju Jork

Nju Jork, 26 mars 2017 – Të shtunën në mbrëmje, në Nju Jork, është hapur “Java Shqiptare e Modës” (Albanian Fashion Week). Në këtë event prezantohen krecionet origjinale të 7 stilistëve nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Organizatorja e këtij eventi, Mrika Krasniqi, ka thënë se kjo është një mundësi më shumë për kreatorët shqiptarë.

“Arsyeja pse ne e organizojmë këtë event është se duam të prezantojmë artistët shqiptarë dhe kreacionet e tyre më të reja, në njëfarë mënyre t’u ofrojmë një mundësi më shumë nga ato që kanë në vendet që, mund të thuhet, janë edhe të izoluara”, ka thënë ajo për Zërin e Amerikës.

Ardi Asllani, dizajner nga Tirana ka thënë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjessë në “Albanian Fashion Week.

“Iu përgjigja me ‘po’ për një mijë arsye. Arsyeja e parë është eksperienca. një eksperiencë e re, e ndryshme. Ia vlen ta provosh dhe, ndoshta, edhe për të pritur benifite më vonë”, është shprehur ai.

Asllani u prezantua në Nju Jork me koleksionin “My Albania”, për të cilin thotë se është “diçka ndryshe”. Ai shpjegoi se mbi tekstile ka ploteruar imazhe të qyteteve kryesore shqiptare, si edhe të Prizrenit dhe të Ulqinit.

Organizatorja Krasniqi ka thënë se kanë bërë përpjekje të prezantojnë sa më mirë kreacionet e dizajnerëve shqiptarë, duke u lidhur edhe me asociacionet e kompanive të ndryshme amerikane që mund të shprehin interesim për produktet e dizajnerëve shqiptarë.

“Java Shqiptare e Modës” në Nju Jork organizohet për herë të dytë, me ndihmën e shumë kompanive sponsorizuese. (r.m.)

Comment

*