Jemi në luftë

(Koronavirusi KOVIR-19)

 

Nga Vlashi Fili

Vlashi Fili (fotografi nga Facebook)

Sot dita e 14-të e vetburgosjes, të vetmen armë që kemi deri tani, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, nga armiku i padukshëm i kësaj lufte, koronavirusi. Kaluan dy javë dhe do kalojnë ende aq sa nuk dimë se sa do kalojnë.
Më parë kur thoshim “Luftë” kuptonim atë kur armikun e kishim para, e shikonim dhe kur nuk e shikonim, dërgoheshin skuadrat e zbulimit për ta gjetur. E luftonim atë me ç’të mundeshim, por gjithmonë me mjete materiale, me gurë, shigjeta, shpata e topuzë qysh nga lashtësia dhe deri me plumba, topa, take, nëndetëse e avjonë, sot në kohën tonë. E këto luftra vazhdonin me muaj apo vite.
Por ja që ka dhe luftra kur armikun nuk e sheh, nuk mundesh dot ta shohësh as ballas e as brinjas, por vetëm e mendon dhe ti, unë, ne, të gjithë, luftojmë në çdo çast, pa e ditur se ku gjendet ai, është afër apo është larg. Atij ja sheh vetëm pasojat, vetëm kur para syve të tu, duken viktimat e tij, e sheh kur të ndodh te të afërmit e tu e të dhëmb zemra sa s’ka më, pa e ditur se në atë çast mund të jesh rrezikuar edhe vet. Me këta armiq, fillon luftën me mënyrat që njeh, deri sa arrin një ditë që e fiton luftën, pavarësisht se me çfarë çmimi.
Por që të kishte luftë me të ngrëë e me të pirë, e duke fjetur në dyshekë të rehatshëm, e me të gjitha komoditet e tjera, me kushtin e vetëm që nuk duhet të dalësh jashtë, por të rrish në shtëpi, si kjo lufta e fundit, nuk na kishte shkuar mendja ndonjëherë.
Flitej për luftra botërore si ajo e para apo e dyta, por në asnjë rast nuk është përfshirë e gjithë bota. Ka patur shtete që nuk janë përfshirë në luftë, apo të tilla që jaë hequr si neutrale, por jo si kjo, që ka përfshirë gjithë botën. Edhe në qoftë se mund të ketë shtete që nuk janë shkelur nga ky armik, së shpejti, me këtë ecuri që po përparon armiku edhe ata do të futen në vorbullën e kësaj lufte.
Flitet për rezikun e luftës botërore, e çfarë nuk flitet për të. Po kjo çfarë është? Kjo është ajo që thuhej, Lufta e Tretë Botërore, madje unë do ta quaja Lufta e Parë Botërore, Lufta e Vërtetë e Parë Botërore.
Për çudi, këto luftrat me armik të padukshëm, po shkaktohen nga zulimet e shkencëtarëve tanë, nëpër Botë. Këto zbulime po përdoren edhe për jetën jerëzore në tokë, por që kanë anën tjetër të mdaljes, atë të luftrave ku po humbasin jetë njerëz të shumtë. Kështu Pier e Maria Kyri zuluan radioaktivitetin, zulim që po përdoret në mjeksi për diagnostifikimi apo edhe shërimi e disa sëmundjeve, por u përdor më vonë edhe për të krijuar bombën atomike, për të shfarosur njerëzit. Këtë më së shumti e vuajti Hiroshima e Nagasaki, por edhe të tjerët. U gjet mëyra e përdorimit të shpërthimeve bërthamore, për të prodhuar energji elektrike, në cetralet atomik, në shërbim të njerëzimit por kjo pati edhe anën tjetër, që e tregoi Çernobili, ku humbën jetë njerëzish dhe u rrezikuan shumë shtete pranë dhe larg Ukrahinës.
Të gjitha luftrat, si ato të ftohta edhe ato të nxehta, si ato me armikun para dhe ato me armikun e padukshëm, kanë patur koston e vet. Po t’i krahasosh këto kosto, del në përfundimin se, luftrat me armiqtë e padukshëm, kanë kosto shumë të lartë. Kujtojmë, se para 100 vjetësh, lufta kundër gripit spanjoll (kështu u quajt), u pagua me 20 miljon viktima (disa thonë 50 miljon). Sa jetë njerëzish morrën luftrat e tjera, si ajo kundër tuberkulozit, fruthit, lisë, arbeolës si dhe griprat e ndyshëm, që marrin të moshuarit, çdo vit, bindesh plotësisht që këto lloj luftrash kanë kosto shmë më të lartë se ato që janë quajtur L I B dhe L II B.
Mëgjithat, të gjitha luftrat deri tani, kanë patur një fund, pavarësisht nga kostua. Edhe kjo që jemi tani, do ta këtë një fund, megjithëse hë për hë, tani nuk e dimë. Ky fund do të vijë kur sakrificat e heronjve me bluzat e bardha, të kurorëzohen me sukses. Detyra e tyre, që unë do të thosha, sakrifica e tyre, që tashmë është emergjente për ta, që është në drejtim të shërimit të sëmurëve, do të kurorëzohet me sukses. Por edhe pjesa tjetër e popullsisë, ka detyrimin e saj, të luftoi mos përhapjen e sëmundjes. Në këtë grupim masiv, arma e vetme, hë për hë, është të qëndruarit nëpër shtëpi, për të ruajtur veten dhe të tjerët, anëtarë të fisit, shokët e shoqet, miqtë, por edhe të panjohurit. Mendoni për një çast se ka akoma më keq si në Kroaci, kur virusi të kërkon të rrish brenda në shtëpi, kurse tërmeti kërkon që të rish jashtë, (Zoti mos na e dhentë ne). Sot, qëndrimi në shtëpi është detyrë për të gjithë. Këtë kemi filluar e po vazhdojmë. Kur dimë pasojat e tmershme (të mos harrojmë Kinën, Italinë, Spanjën), të ndënjurit mbyllur në shtëpi, është lule, sepse është luftë duke ndënjur, duke ngrënë e duke pirë, e duke ia bërë me sy virusit: “Nuk ke çfarë na bën. Fitorja do të jetë jona”.
Durim dhe shpresë.
Filadelfia, 25 Mars 2020 (dita e 14-të e vetburgosjes)

Comment

*